Lejet e qëndrimit

Për të banuar një kohë të gjatë në Zvicër apo për të punuar këtu, është e nevojshme leja e qëndrimit. Ekziston dallimi në mes të lejeve të ndryshme të qëndrimit dhe lejes së përhershme të qëndrimit.

Llojet e lejeve të qëndrimit

Kushdo që përgjatë qëndrimit në Zvicër punon ose qëndron këtu më gjatë se 3 muaj i duhet për këtë leja e qëndrimit. Kjo lëshohet nga Sekcioni Kantonal për Migrim (Abteilung Migration). Komua ku banoni është vendi ku duhet të drejtoheni për pothuaj të gjitha pyetjet në lidhje me qëndrimin në Zvicër. Ajo i përcjell më tej aplikimet për leje qëndrimi te shërbimi i migracionit. Më pas ai vendos për kërkesën. Ekziston dallimi midis lejeve të qëndrimit afatshkurtëra (deri në 1 vit), lejeve të qëndrimit (të kufizuara një 1 vit ose 5 vite varësisht nga nacionaliteti ) dhe lejeve të përhershme të qëndrimit (të pakufizuara) si dhe lejeve për kalim ndërkufitarë.

  • Leja e qëndrimit të shkurtër L: Kjo leje e qëndrimit vlenë për personat të cilët jetojnë për një kohë të kufizuar me një qëllim të caktuar qëndrimi në Zvicër (kryesisht 1 vit). Shumica e qytetarëve të shteteve të EU-/EFTA të cilët mund ta dëshmojnë mardhënien e punës (kontratën e punës) prej 3 muajsh deri në një vit e kanë të drejtën e kësaj leje qëndrimi.
  • Leja e qëndrimit (B): Kjo leje qëndrimi vlenë për personat të cilët qëndrojnë gjatë në Zvicër. Shumica e qytetarëve të shteteve të EU/EFTA e kanë të drejtën e garantuar për këtë leje nëse mund ta dëshmojnë se do të punojnë më shumë se një vit në Zvicër (kontrata e punës). Qytetarëve të shteteve të EU/EFTA kjo leje ju lëshohet për pesë vite. Për personat e shteteve të tjera është e vlefshme për një vit. Pastaj duhet të aplikohet për vazhdimin e saj. Këtyrepersonave vazhdimi mund t'iu kushtëzohet p.sh. vijimi i kursit të gjuhës gjermane. Nuk ka të drejtë të garantuar për vazhdimin e saj. Arsyet të cilat mut të flasin kundër vazhdimit janë p.sh. veprat penale apo mvarësia nga ndihma sociale. Edhe refugjatët e njohur e marrin lejen e qëndrimit B.
  • Leja e përhershme e qëndrimit (C): Kjo leje merret pas 5 apo 10 vite qëndrimi në Zvicër. Edhe këtu vlejnë kushte të ndryshme në mes të personave të shteteve të EU/EFTA dhe shteteve të treta.
  • Pranimi i përkohshëm (F): Këtë leje qëndrimi e marrin kërkuesit e azilit të cilët nuk janë njohur apo pranuar përkohësisht si refugjatë. Leja e qëndrimit duhet të vazhdohet çdo vit. ̇

Letërnjoftimi për të huaj

Të huajave dhe të huajve me vendbanim në Zvicër ju lëshohet një letërnjoftim biometrik për të huaj (Ausländerausweis). Letërnjoftimet e tilla janë të pajisura me një çip të dhënash, në të cilin është regjistruar fotoja e fytyrës. Varësisht nga lloji i lejës së qëndrimit janë të regjistruara edhe gjurmët e gistrinjëve. Marrja e të dhënave biometrike kryhet në Qendrën e Regjistrimit Biometrik në Glarus. Për këtë çështje caktohet një termin në Qendrën e Regjistrimit Biometrik, sipas ftesës së Sekcionit të Migracionit. Letërnjoftimet e reja do t’iu dërgohenen përmes postës lajmërim marrje (Rekomande) në shtëpi. Në rast të vjedhjes apo humbjes së letërnjoftimit ju duhet menjëherë ta njoftoni policinë.

Vazhdimi

Varësisht nga lloji i lejës së qëndrimit dhe përkatësia shtetërore e personit, leja e qëndrimit duhet të vazhdohet në afate të ndryshme. Në qoftë se vazhdimi është i nevojshëm, pranohet një formular (Verfallsanzeige). I njëjti duhet të plotësohet dhe më së voni dy javë para skadimit të lejës së qëndrimit, dorëzohet sëbashku me pasaportën e vlefshme pranë komunës së vendbanimit. Njëkohësisht i paguani atje taksat. Komuna e vendbanimit e përcjell kërkesën tuaj mëtej në Sekcionin e Migracionit të Kantonit. I njëjti e verifikon se a janë plotësuar kushtet për vazhdimin. Nëse keni pyetje ju informojnë komunat përkatëse apo Sekcioni i Migracionit.

Marrja e nënshtetësisë në procedurë të rregullt (DE)

Kushdo që jeton qe dhjetë vite në Zvicër mund të aplikoj për marrjen e nënshtetësisë së Zvicrës. Vitet e kaluara në Zvicër që nga mosha 8-të deri 18-të vjeçare numërohen dyfish. Parakushte të rëndësishme për marrjen e nënshtetësisë janë përmbushja e afatit të qëndrimit, njohja e gjuhës gjermane, integrimi dhe gjendja e mirë financiare dhe e sjelljes.

Marrja e nënshtetësisë me procedurë të lehtësuar (DE)

Nën kushte të caktuara ligjore, kryesisht bashkëshortëve të huaj të zviceranëve dhe pasardhësve me ndonjërin Prind zviceran, ju mundësohet marrja e nënshtetësisë me prodcedurë të lehtësuar. Në rastin e marrjes së nënshtetësisë me procedurë të lehtësuar vendos vetëm Qeveria Federale.