Vetura / motoçikleta

Në Zvicër rrjeti rrugor është i shprëndarë dhe organizuar mirë. Shfrytëzimi i shumicës së rrugëve është pa taksa. Rregullave të komunikacionit ju kushtohet shumë rëndësi. Nëse këto nuk respektohen gjobat janë të larta.

Rregullat e komunikacionit

Rregullave të komunikacionit në Zvicër ngasësit e automjeteve ju kushtojnë shumë rëndësi. Në krahasim me vendet e tjera gjobat janë shumë të larta. Në rast të shkeljeve të rënda ndaj rregullave mundet të merret patenta e shoferit.

Disa rregulla të rëndësishme:

  • Shpejtësia më e madhe e lejuar mbrenda vendbanimit: 50 km/h; jashtë vendbanimit: 80 km/h, rrugë automobilistike: 100 km/h, Autostrada: 120 km/h
  • Në autostradë tejkalimi nga ana e djathtë është i ndaluar
  • Dritat duhet të jenë të ndezura edhe gjatë ditës
  • Të gjithë personat në veturë duhet të lidhen me rripin e sigurisë
  • Fëmijët duhet ulen në ulëse për fëmijë (deri në 12 vjeç ose deri në gjatësi prej 150 cm)
  • Gjatë ngasjes telefonimi është i lejuar vetëm me pajisje për folje të lirë
  • Ngasja nën ndikimin e alkoholit ose drogës është e dënueshme (kufiri i promilës 0.5)
  • Këmbësorët në vendkalimin për këmbësorë kanë gjithmonë përparësi (përveç nëse kalimi është i rregulluar me semafor)

Taksat për rrugë

Rrugët financohen prej, Federatës, Kantoneve dhe Komunave. Shfrytëzimi i rrugëve është pa taksa. Përjashtim bëjnë autostradat: Kush dëshiron t'i shfrytëzoj autostradat duhet çdo vit ta blej taksën për autostradë (Vignette). Ato duhet të ngjiten në xhamin e parë të veturës. Taksat për autostrada (Vignette) gjinden në pompat e benzinës në posta ose në zyrat për qarkullim rrugor.

Sigurimi

Në Zvicër lejohet përdorimi vetëm i automjeteve të cilat janë të siguruara. Sigurimi i automjetit për detyrim zhdëmtimi (Motorfahrzeug-Haftpflichtversicherung) ofrohet nga sigurime të ndryshme private. Sigurimi paguan për dëmet ndaj gjësendeve dhe personave të cilat shkaktohen me automjet. Për dëmet në automjetin privat ka sigurime vullnetare shtesë kasko (Kaskoversicherung). Kujdes: Nëse dikush sillet me pakujdesi të tepëruar, sigurimi, mvarësisht prej rrethanave, mund të mospaguaj (p.sh ngasja nën ndikim të alkoholit ose drogës). Sigurimi i automjetit për detyrim zhdëmtimi nuk është i integruar në sigurimin për zhdëmtim privat (Privat-Haftpflichtversicherung).

Importi i një automjeti

Kush dëshiron që një automjet ta importoj për kohë të pacaktuar në Zvicër duhet ta lajmëroj atë në doganë për zhdoganim. Automjeti duhet t'i nënshtrohet kontrollit teknik. Juve ju nevojitet sigurimi i automjetit për detyrim zhdëmtimi, libreza zvicerane të automjetit dhe tabela me numra të Zvicrës. Informata të sakëta ju jep zyra e qarkullimit rrugor të Kantonit Glarus (Strassenverkehrsamt des Kantons Glarus).

Shfrytëzimi i automjetit nga më shumë persona

Carsharing është shfrytëzimi i organizuar i përbashkët të një ose më shumë automjeteve. Automjetet e një organizate "Carsharing-Organisation" janë të vendosura në parkingje të përhershme të marrura me qira dhe duhet të rezervohen paraprakisht. Vendqëndrimet ndodhen shpeshë në pikat lidhëse të qarkullimit publik (p.sh. pranë stacionave të trenit). Për dallim nga marrja me qira e automjetit, përdorimi i automjetit është i mundur edhe për kohë të shkurtër (p.sh. për disa orë).