Ndarja (klasifikimi) e mbeturinave / riciklimi
Ndarja e mbeturinave ndihmon në mbrojtjen e ambientit dhe në kursimin e parave. Për mbeturina të cilat riciklohen dhe ato të cilat e dëmtojnë mjedisin ka pika speciale grumbulluese ose pika mbledhëse (letra, bateritë, xhami, kartoni, mbeturinat e gjelbërta, alumini, metali, tekstili, vaji etj). Këto mbeturina nuk duhet të hidhen në mbeturinat shtëpiake. Çdo Komunë e ka planin e vet për heqjen e mbeturinave (Entsorgungsplan) ose kalendarin për heqjen e mbeturinave (Abfallkalender), i cili merret kur lajmëroheni në Komunë. Aty është e shkruar cilat mbeturina kur dhe ku lejohet hidhen. Është e ndaluar të digjen mbeturinat ose të hudhen në vendet të cilat nuk janë të parapara për këtë. Shishet e plastikës (PET-Flaschen) dhe paketimet e tjera mund të kthehen gratis gati në të gjitha pikat e shitjes.