Fqinjët

Jo në çdo shtëpi ose lagje ka kontakt njësoj intensiv mes fqinjëve. Mirëpo është e këshillueshme që në çdo rast të bisedohet me fqinjët -sidomos në rast konfliktesh.

Me hy në kontakt

Në disa shtëpi ose lagje fqinjët kanë kontakt të rregullt me njëri tjetrin (në festa etj). Në vendbanimet e tjera kjo është më pak e zakonshme. Kush vendoset i ri, mundet patjetër të prezentohet personalisht, në Kantonin Glarus kjo është e përhapur. Nëse fqinjët nuk dëshirojnë kontakt, problemi nuk qëndron te qiramarrësit e rinj. Atëherë duhet thjeshtë të koncentroheni të banoni në mirësi pranë njëri tjetrit. Ka mundësi tjera për të rënë në kontakt me banorët lokal, p.sh. te shoqatat.

Rregulli shtëpiak

Gati në çdo shtëpi, në të cilat banojnë shumë qiramarrës ose pronarë të shtëpisë, ekzistojnë rregullat shtëpiake (Hausordnung). Këto rregulla shtëpiake kryesisht jepen sëbashku me kontratënr e banesës. Aty janë të shkruara rregullat për jetën e përbashkët dhe shfrytëzmin e hapësirave të përbashkëta, si i lavanteria. Në Zvicër i jepet shumë rëndësi rrespektimit të rregullit shtëpiak. Kjo ka të bëjë parasëgjithash me kohën e qetësisë, madje kjo pjesërisht është e rregulluar me ligj.

Konfliktet

Nëse personat tjerë në shtëpi nuk iu përmbahen rregullave shtëpiake dhe ju ndjeheni i penguar, sugjerohet që s`pari të bisedoni me personin konkret. Nëse kjo nuk ndihmon mundeni të drejtoheni te qiradhënësi apo te administratori i shtëpisë. Në raste të rënda mund ta njoftoni edhe policinë (telefoni 117). Policia duhet patjetër të thirret, kur jeni dëshmitarë i dhunës në një banesë tjetër dhe kështu kujdeseni për mirëqenjen e fqinjëve tuaj.