Kontoja / Transferi i pagesave

Kush fiton para dhe duhet t`i paguaj faturat i nevojitet një konto bankare ose postkonto. Debit- ose kreditkartelat janë shumë të përhapura.

Kontoja

Në Zvicër pothuajse seicili banorë posedon një konto. Sipas rregullit, të punësuarve paga ju transferohet vetëm në konto. Shumë banka si dhe posta ofrojnë konto private. Hapja e kontos është normalisht pa para. Mirëpo pastaj aplikohen taksa të ndryshme. Pasi që taksat, interesat dhe shërbimet, warësisht nga ofertuesi, nuk janë njësoj të larta, ia vlenë të krahasohen me njëra tjetrën. Për ta hapur një konto në çdo rast ju nevojitet patjetër pasaporta ose ndonjë dokument tjetër identifikimi.

Debitkartelat / kreditkartelat

Kush posedon një konto, sipas rregullit e pranon një kartelë kontoje për tërheqjen e parave. Ajo është e vlefshme vetëm në bankën e vet. Mirëpo bankat ose posta ofrojnë edhe debitkartela (p.sh. Maestro), me të cilat në të gjithë bankomatët mund të tërhiqen para dhe mund të paguhet në shumicën e lokaleve. Këto kartela mund të përdoren edhe jashtë vendit. Mvarëshisht prej kartelës aplikohen (venhen) taksa të ndryshme. Kreditkartelat mund të porositen te ofertuesit e ndryshëm. Shërbimet dhe taksat janë shumë të ndryshme, ia vlenë ti krahasoni mes vete. Pagesa me debit-ose kreditkartelë, në ndërkohë, ëshë shumë e përhapur.

Pagesa e faturave

Sipas rregullit Faturat për tu paguar dërgohen përmes postës me një fletëpagesë. Ka tri mundësi për t`i paguar ato:

  • E- Banking: Pagesa përmes internetit është shumë e përhapur dhe e sigurt.
  • Në sportel: Me fletëpagesë mund të kryhen pagesat me para të gatshme në postë. Kush ka një postkonto, mund ti paguaj faturat direkt nga kontoja e vet. Klientët e bankës mund t'i autorizojnë pagesat në sportelin e bankës.
  • Përmes postës: Urdhërpagesat mund të dërgohen edhe me anë të letrës në bankë ose postë.
  • Informata më të sakta ju ofrojnë banka ose posta.
  • Mundësit për pagesë të faturave të përsëritëshme (periodike):
  • Tërheqja automatike e parave nga kontoja (LSV) është e rahatshme sepse pagesa e faturave kryhet automatikisht nga kontoja. Informata në lidhje me këtë japin dërguesit e faturave osa banka apo posta.
  • Nëse shuma e pagesës gjithëmonë është e njëjtë (p.sh. qiraja), mundeni në bankë ose postë ta instaloni një urdhërpagesë (Dauerauftrag).

Faturat e kanë gjithmonë të shënuar afatin e pagesës. Nëse nuk i pëmbaheni afatit, kjo mund të ketë pasoja: Dërgimi në përmbarim është i mundur.