Të jetosh me pak para

Jeta në Zvicër është relativisht e shtrenjtë. Për këtë e vlen që disa artikuj të blehen të përdorur. Kush mungesë parash mund tё blejё më lirë në shitore speciale.

Artikujt e përdorur

Në Zvicër ka shumë shtëpi me mallëra të përdorura (Brockenhäuser). Aty mund të blehen artikujt e përdorur me çmim të volitshëm. Në tregje speciale ofrojnë gjëra të përdorura edhe personat privat. Shembuj janë tregjet me gjëra të pëdorura, pazari i rrobave, pazari i gjërave për skijim etj. Edhe portalet e internet janë shumë të pëlqyera për blerje dhe shitje të artikujve të përdorur .

Tregu i Caritasit

Njerëzit me pak para munden të blejnë në shitoret e Karitasit, (Caritas Markt | Epicerie Caritas) gjëra ushqimore dhe produkte për nevoja ditore me një çmim shumë të ulët. Për këtë i nevojitet njeriut një kartë speciale (Kultur-Legi) e që kërkesa duhet të bëhet në Karitas. Karitasi informohet dhe e vërteton a ka njeriu të drejtë me e marr një kartë të till. Fatkeqësisht nuk ka asnjë dyqan Caritas në kantonin Glarus. Më e afërta është në Rapperswil.