Papunësia

Të gjithë të punësuarit janë të siguruar kundër papunësisë. Kush mbetet i papunë, sipas rregullit merr mbështetje financiare për një kohe të caktuar. Të papunësuarit duhet të lajmërohen te qendra rajonale ndërmjetësuese për punë (RAV). Kjo ndihmon për të kërkuar punë.

Sigurimi i të papunësuarve

Sigurimi i të papunësuarve (ALV) është institucion shtetëror i detyrueshëm për të gjithë të punësuarit. Kontributet për këtë zbriten direkt nga paga mujore, punëdhënësi i merr përsipër gjysmën e kontributeve. Ndërmarrësit privat nuk mund të sigurohen te sigurimi i të papunësuarëve. Kush mbetet pa punë, merr prej ndonjërës arkë për të papunësuarit kompenzim të pagës mujore (paratë e të papunësuarëve, Arbeitslosengeld). Nëse, kur dhe në ҫfarë shume paguhen paratë për të papunësuarit, mvaret prej shumë faktorëve. Për shembull nga ajo se sa gjatë është punuar ose për ҫfarë arsye dikush ka mbetur pa punë.

Si veprohe në rast papunësie

Kush mbetet pa punë, duhet sa më shpejt që është e mundur të lajmërohet në Komunën e vendbanimit. Më së miri është që kjo të bëhet para ditës së fundit të punës, më sëvoni në ditën e parë të papunësisë. Njëkohësisht jeni i detyruar patjetër të lajmëroheni te qendra përkatëse rajonale për ndërmjetsim për punë (RAV). Aty sqarohet e gjithë procedura

Qendra rajonale e ndërmjetësimit për punë

Qendra rajonale e ndërmjetësimit për punë (RAV) ndihmon në atë, që shpejt të gjeni përsëri punë. Këshillimet pranë RAV janë të detyrueshme, kur merren para për të papunësuarit. RAV ofron edhe kurse ose trajnime. Edhe këto janë pjesërisht të detyrueshme. Edhe personat, të cilët kurr nuk kanë punuar në Zvicër dhe kërkojnë punë, munden të lajmërohen pranë RAV. Mirëpo ata nuk marrin para.