Shtatzënësia / Lindja

Gratë shtatzëna nuk janë të detyruara t`i paguajn vetë kontrollat e nevojshme. Edhe shpenzimet e lindjes i mbulon sigurimi bazë. Para dhe pas lindjes prindërit mund të marrin këshilla falas.

Shërbimet për shtatzënësi dhe lindja

Shërbimet medicinale në lidhje me shtatzënësinë dhe lindjen mbulohen nga sigurimi shëndetësor bazë (Grundversicherung). Këtu bëjnë pjesë kontrollat e rregullta para lindjes, lindja vetë dhe përkujdesja e nevojshme pas saj. Gratë shtatzëna duhet me kohë të drejtohen te mjeku ose mamia. Spitalet dhe mamit ofrojnë edhe kurse për parapërgaditjen e lindjes (Geburtsvorbereitungskurse). Ka edhe kurse speciale për migrantët. Lindja mund të bëhet në spital, në një shtëpi lindjeje ose në shtëpi.

Pas lindjes

Në Zvicër është e zakonshme që mbas lindjes prindërve t'iu ipen këshilla. Për këtë ka zyra për këshillimin e nënave dhe baballarëve (Mütter und Väterberatungsstelle). Këto zyra ofrojnë informata për zhvillimin, ushqimin dhe përkujdesjen ndaj foshnjes. Këshillimet janë falas. Për kontrollat e mëtejshme të nevojshme për nënën dhe foshnjen ju informojnë mjeku ose mamia. Është shumë e rëndësishme, që fëmija më s`voni tre muaj pas lindjes të sigurohet kundër sëmundjeve dhe aksidentit (sigurimi bazë, sigurimi ndaj aksident). Më s`miri është që kjo të bëhet që para lindjes.

Vaksinimi

Është e preferueshme, që fëmijët me kohë të vaksinohen kundër disa sëmundjeve. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Shpenzimet për vaksinimet e propozuara, sipas rregullit, i merr sigurimi shëndetësor bazë. Mjekja e fëmijëve ose zyra për këshillimin e nënave dhe baballarëve ju informojnë për vaksinim.

Ndërprerja e shtatzënësisë

Në Zvicër është e lejuar ndërprerja e shtatzënësisë në tre muajt e parë të shtatzënësisë. Pas mbarimit të javës së 12-të të shtatzënësisë aborti është i mundshëm vetëm atëherë kur rrezikohet shëndeti fizik apo psiqik i gruas. Vlerësimin e kësaj duhet patjetër ta bëj mjeku. Kush e mendon ta ndërpres shtatzënësinë, ka të drejtë për këshillim falas. Gratë e reja nën moshën16 vjeçare duhet të drejtohen për këshillim pranë zyrës së specializuar. Shpenzimet për të gjitha shërbimet mjekësore mbulohen prej sigurimit shëndetësor bazë.