Sigurimi shëndetësor dhe i aksidentit

Kush banon në Zvicër, duhet ta ketë sigurimin për aksident dhe sigurimin shëndetësor. Këto sigurime private i heqin shpenzimet në rast aksidenti, sëmundje apo shtatzënësie. Të dy sigurimet duhet të lidhen në tre muajt e parë pas hyrjes në Zvicër.

Sigurimi shëndetësor për trajtim mjekësor (sigurimi bazë)

Të gjithë banorët në Zvicër duhet patjetër ta lidhin vetë sigurimin shëndetësor (sigurimin bazë, Grundversicherung). Kush vendoset në Zvicër, ka për këtë tre muaj kohë. Nëse sëmureni gjatë kësaj kohe, shpenzimet mbulohen nga sigurimi me prapaveprim. Sigurimi bazë ofrohet prej shumë sigurimeve shëndetësore private (Krankenkassen). Përzgjedhja e sigurimit shëndetësor është e lirë. Sigurimet shëndetësore janë të detyruara ti pranojnë të gjithë personat të cilët jetojnë në Zvicër. Të siguruarit e paguajn një shumë mujore (premin). Këto shuma janë të ndryshme mvarësisht nga sigurimi shëndetësor dhe lloji i sigurimit, për këtë arsye ia vlenë të krahasohen ofertat. Sigurimet shëndetësore mund të ndërrohen vetëm njëherë në vit, gjithëmonë deri në fund të nëntorit, për vitin pasardhës. Sigurimi bazë nuk i merr shpenzimet vetëm kur sëmureni, ai paguan edhe gjatë shtatëzënësisë dhe lindjen. Shërbimet janë të rregulluara me ligj. Kujdes: Shpenzimet për mjekimin e dhëmbëve ose për syze, sipas rregullit, duhet të paguhen vetë ose mbulohen nga sigurimit shtesë vullnetarë.

Sigurimi ndaj aksidenteve

Të punësuarit janë të siguruar nga punëdhënësi automatikisht kundër aksidenteve gjatë punës dhe kohës së lirë, nëse ata punojnë më shumë se 8 orë në javë. Kush punon më pak, nuk është i siguruar kundër aksidenteve gjatë kohës së lirë dhe duhet të përkujdeset vetë për sigurimin ndaj aksidentit. Kjo vlenë edhe për ndërmarrësit e pavarur dhe të gjithë personat të cilët nuk janë në marrëdhënie pune. Personat të cilët nuk janë të punësuar duhet vetë të sigurohen kundër aksidentit te sigurimi shëndetësor i tyre. Ndërmarrësit e pavarur mund të sigurohen kundër aksidentit edhe te sigurimet e tjera. Të siguruarit duhet ta paguajn vetë shumën mujore (premin). Të punësuarëve kjo shumë ju zbritet direkt nga paga.

Zbritja e shumës (premisë)

Kush nuk është në gjendje ta paguaj vetë sigurimin shëndetësor, nën rrethana të caktuara e ka të drejtën për zbritjen e shumës për sigurimin bazik (Prämienverbilligung). Për ta marrë zbritjen, duhet të shtrohet kërkesë me shkrim deri me 31. Janar të vitit përkatës. Nëse miratohet kërkesa, në vitin e ardhshëm paguhet më pak premi (shumë më e vogël). Administrata tatimore kantonale ju informon për zbritjen e premisë (shumës) dhe i pranon kërkesat përmes internetit (online).

Sigurimi plotësues ndaj sigurimin bazë

Si plotësim ndaj sigurimit obligativ bazë, vullnetarisht mund të lidhen sigurime të ndryshme plotësuese (Zusatzversicherung). Këto sigurime i mbulojnë shpenzimet të cilat nuk mbulohen nga sigurimi bazë, p.sh, mjekimi i dhëmbëve. Sigurimet plotësuese ofrohen pothuajse prej të gjitha sigurimeve shëndetësore. Sigurimet shëndetësore mund të vendosin vetë, se a dëshirojnë ta sigurojnë dikë apo jo dhe ato për këtë mund të vendosin kushte.