Përkundër madhësisë së tij modeste Kantoni Glarus është një parajsë për sportin, kulturën dhe arsimin: Kushdo që dëshiron të merret me sport sëbashku me të tjerët, në kapitullin "oferta për rini" (Angebote für Jugendliche), mund t'i gjejë linqet për shoqatat e sportit. Kushdo që dëshiron të lëvizë në mënyrë të pavarur, ai në Glarus ka në dispozicion mundësi të panumërta si brenda ashtu edhe jashtë. Oferta varion nga qendra e fitnesi te Yoga, Pilates, Parcour deri te shtigjet e biçikletave, duke i përmendur vetëm disa nga ato. Brenda pak minutash mund të arrini gjithçka që ua dëshirin zemra, nga sportet ujore në liqen deri tek alpinizmi në akullnaja. Ofertat kulturore janë jashtëzakonisht të larmishme (www.glarneragenda.ch).
Me kartën - Kulturlegi, nerëzit me pak para përfitojnë ulje në aktivitete sportive, kulturore dhe edukative. Kjo kartë mund të kërkohet në Caritas. Caritasi informon lidhur me këtë dhe verifikon nëse keni të drejtë të keni Kulturlegi.
Sa i përket arsimit, përpos fakulteteve, në Kanton mund të vijohen të gjitha mësimet tjera.