Sistemi shëndetësor

Sistemi shëndetësor në Zvicër është i organizuar shumë mirë. Të gjithë banorёt janë plotësisht dhe detyrimisht tё siguruar ndaj aksidentit dhe sëmundjes. Një numër i madh i ordinancave, barnatoreve, dhe spitaleve e garantojnë funksionimin e shërbimit mjekësor.

Sistemi i sigurimeve

Në Zvicër të gjithë banorët janë të detyruar të sigurohen daj aksidentit dhe sëmundjes. Kush vendoset këtu, është i detyruar ta lidhë sigurimin në tre muajt e parë mbas hyrjes në Zvicër. Është e detyrueshme që fëmijët të sigurohen mbrenda tre muajve pas lindjes. Shërbimet e sigurimit obligativ janë të rregulluarra me ligj. Të gjithë të siguruarit kanë të drejta të barabarta të trajtimit mjekësor.

Financimi

Sistemi shëndetësor zviceran financohet sëbashku nga shteti (Federata, Kantonet, Komunat), punëdhënësit dhe personat privat. Personat privat e paguajnë vetëm shumën mujore të sigurimit për trajtim në rast sëmundje dhe sigurimin në rast aksidenti. Kjo shumë përcaktohet çdo vit dhe është e ndryshme mvarësisht nga Kantoni. Kush sëmuret ose ka aksident, duhet veç kësaj të marr pjesë në shpenzime shtesë (shuma e vetërezervuar dhe Franchise, Franchise und Selbstbehalt). Mirëpo këtu është e përcaktuar shuma maksimale vjetore.

Përkthimet

Nuk është e thjeshtë në qoftë se duhet të komunikoni në një gjuhë të huaj me mjekët, farmacistët apo motrat medicionale. Për këtë arsye disa spitale ofrojnë përkthime falas nga përkthyesit ndërkulturor të cilët janë të shkolluar enkas për këtë. Pacientët duhet me kohë vetë të informohen për këtë. Përkthyesit munden të porositen edhe për vizita mjekësore dhe situata të tjera. Mirëpo atëherë duhet të paguhen vetë.