Gjetja e punës

Nё krahasim me vendet e tjera nё Zvicёr ka vetёm pak tё papunësuar. Megjithёkёtё kërkesat ndaj punёkёrkuesëve janë tё larta. Dёftesat dhe diplomat kanё domethёnie tё madhe. Njohuria e gjuhёs gjermane ёshtё pothuajse pёr ҫdo vend pune njё parakusht i rëndësishëm.

Kualifikimet

Dëftesat profesionale, diplomat dhe kualifikimet e mëtejshme në Zvicër, gati në të gjitha profesionet, kanë një vlerë shumë të lartë. Diplomat e huaja nuk pranohen çdoherë. Shumë të rëndësishme gjatë kërkimit të punës janë edhe dëftesat e punës të punëdhënësit të mëhershëm. Për shumicën e vendeve të punës njohuritë e gjuhës gjermane janë të domosdoshme.

Gjetja e një vendi pune

Ofertat e vendeve të punës gjenden në gazeta ditore edhe në portale të ndryshme të internetit. Veç kësaj ka zyra ndërmjetësuese të vendeve të punës. Në Zvicër nuk është e jozakonshme për të pyetur në një firmë përmes telefonit për ndonjë vend të lirë pune. Kjo është edhe atëherë e mundshme kur kjo firmë aktualisht nuk ka shpallur vend të lirë pune. Zyrat publike rajonale për ndërmjetësim në punë (RAV) munden t'iu mbështesin gjatë kërkimit të një vendi pune. Aty keni kompjuter dhe gazeta ditore në dispozicion dhe punonjësit i këshillojnë punëkërkuesit.

Aplikimi

Për një vend pune normalisht aplikohet me shkrim. Për aplikim duhet më sëpaku biografia, shkresa e aplikimit dhe, nëse është e mundshme, kopjet e dëftesave të profesioneve të kryera, diplomat dhe dëftesat e punës. Në qoftë se punëdhënësi tregon interesim ndaj aplikimit do ftoheni për një bisedë personale prezentimi (Vorstellungsgespräch). Zyra të ndryshme ofrojnë mbështetje falas për përgatitjen e aplikimit.