Njohja e diplomave

Diplomat e huaja dhe dëftesat shkollore nuk janë çdoherë të vlefshme në Zvicër. Megjithatë nën kushte të caktuara është e mundëshme të bëhet njohja e diplomave. Për disa profesione kjo është strikt e detyrueshme.

Njohja

Personat me diplomë të huaj munden nën kushte të caktuara ta kërkojnë njohjen e saj në në Zvicër. Me njohje vërtetohet, që diploma e huaj apo një dëftesë shkollore është e barazvlefshme me diplomen apo dëftesën e Zvicrës. Te profesionet e mbrojtura (p.sh motrat medicionale, mësuesit etj.) njohja është e nevojshme për me mund me e ushtrue profesionin. Për njohje janë përgjegjëse zyrat e ndryshme, varësisht nga profesioni ose shkollimi. Njohja është me para. Për këtë ju informon Zyra kombëtare për njohjen e diplomave (Nationale Kontaktstelle für Diplomanerkennung) ose zyra këshilluese për zgjedhjen e profesioneve Glarus (Berufs- und Laufbahnberatung Glarus).

Vërtetim mbi nivelin e arsimimit

Te profesionet e pambrojtura nuk është e nevojshme njohja e diplomës apo e dëftesës shkollore për të punuar në Zvicër. Për këto profesione mud të bëhet kërkesa për vërtetimin e nivelit (Niveaubestätigung). Kjo e tregon vlerën e diplomës së huaj në sistemin arsimor të Zvicrës. Ky vërtetim mund të ndihmoj gjatë kërkimit të një vendi pune. Në lidhje me vërtetimin e nivelit ju informon zyra kombëtare për njohjen e diplomave ose zyra këshilluese për zgjedhjen e profesioneve Glarus (Berufs- und Laufbahnberatung Glarus).

Marrja e mëvonshme e dëftesës profesionale

Të rriturrit me përvojë profesionale, por pa diplomë të njohur ose dëftesë profesionale të njohur, munden më vonë ta kryejn shkollën profesionale themelore ose arsimin e lartë profesional zviceran. Procedura mvaret prej arsimimit të mëhershëm, prej përvojës profesionale dhe moshës. Në çdo rast njohja e gjuhës gjermane është parakusht kyq (niveli B1/B2 sipas GER). Të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrës këshilluese për zgjedhjen e profesioneve Glarus, ku informohen dhe këshillohen falas. Kush më vonë e kryen një profesion i përmirson gjasat e veta në tregun e punës dhe ka çasje në arsimimin e mëtutjeshëm.