Mbajtja e shtazëve shtëpiake
Kush jeton në një banesë me qira, në asnjë rast nuk guxon të mbajë shtazë të vogla si derra Indie, vidhëza, kanarina apo peshq. Mirëpo mundet me qenë që edhe mbajtja e shtazëve më të mëdha (edhe macet apo qenët e vegjël) është e ndaluar në kontratën e qirasë. Qiradhënësi mund t'i ndalojë edhe shtazët të cilat shkaktojnë zhurmë apo janë të rrezikshme. Përveç kësaj mbajtësit e shtazëve janë të detyruar ta respektojnë ligjin për mbrojtjen e kafshëve. Kështu për hembull nuk lejohet që disa shtazë të mbahen të vetmuara (p.sh. lepujt). Po ashtu ekzistojnë kriteret minimale për madhësinë e kafazit dhe paisjen e tij. Shumë shtazë (shtazët eksotike) fare nuk guxojnë të futen në Zvicër. Për shtazët tjera nevojitet leja speciale nga zyra e veterinarisë.