Patentë shoferi

Në Zvicër ngasja e veturës ose e motoçikletës lejohet vetëm me patentë shoferi të vlefshme. Patentshoferët e huaj mbas vendosjes në Zvicër duhet të shndërrohen në patentë shoferi të Zvicrës.

Patentë shoferët e huaja

Kush vendoset në Zvicër dhe posedon një patentë shoferi (Führerausweis) duhet këtë mbrenda 12 muajsh ta shndërroj në patentë shoferi të Zvicrës. Për këtë duhet të shtrohet kërkesë në Zyrën Kantonale të Qarkullimit Rrugor (Strassenverkehrsamt). Mverëshisht nga Shteti ku është lëshuar patentë shoferi, vlejnë rregulla të tjera për shëndrrim. Mundet me qenë që provimi praktik është i nevojshëm ose që shoferja ose shoferi ta kaloj provimin teorik të Zvicrës. Zyra Kantonale për Qarkullim Rrugor Glarus jep informata të tjera.

Provimi për patentë shoferi

Në Zvicër për ta marrë patentë shoferin është i nevojshëm provimi. Provimi për patentë shoferi përbëhet nga pjesa teorike dhe ajo praktike. Në provim mund të hyjnë personat mbi 18 vjeç. Për parakushtet dhe rrjedhjen e saktë ju informon Zyra Kantonale për Qarkullim Rrugor Glarus. Për ngasjen e kamionit, autobusit dhe taksit janë të nevojshme provime tëspeciale.