Gjuha

Prej banorëve të cilët nuk e flasin gjuhën gjermane pritet nga Kantoni Glarus që të mësojnë gjermanisht. Njohuritë e gjuhës janë parakushti kryesor për të pasur sukses integrimi në shoqëri dhe tregun e punës.

Gjuha zyrtare gjermane / Gjermanishtja zvicerane

Zvicra ka katër gjuhë zyrtare: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retoromanisht. Në Kantonin Glarus gjuhë zyrtare është gjermanishtja. Ka dallim ndërmjet gjuhës zyrtare gjermane (Hochdeutsch) dhe gjermanishtes zvicerane (Schweizerdeutsch). Në shkollë dhe pjesërisht edhe në radio dhe televizion flitet gjuha zyrtare gjermane (Hochdeutsch). Poashtu edhe shkrimi bëhet në gjuhën letrare gjermane. Në përditshmëri flitet megjithatë gjermanishtja zvicerane. Në këtë rast kemi të bëjmë me një dialekt të gjermanishtes i cili edhe për personat me njohuri të mira të gjuhës gjermane nuk është gjithnjë lehtë për ta kuptuar. Nga të huajt nuk pritet që të flasin gjuhën gjermane zvicerane, mirëpo pritet prej tyre që pas njëfarë kohe ta kuptojnë atë. Lejohet krejtësisht që nga zviceranet dhe zvicranët të kërkohet që ta flasin gjuhën letrare gjermane.

Gjermanishtja dhe fëmijët

Sygjerohet që fëmijët të cilët flasin ghuhë tjera, sa më herët që të jetë e mundur, të bien në kontakt me fëmijët të cilët e flasin gjuhën gjermane. Për këtë janë ideale grupet për lojë (Spielgruppen) apo ofertat speciale për prindër dhe fëmijë. Prindërit munden ti mbështesin fëmijët e tyre duke folur shumë me ta, duke i dëgjuar dhe duke ju treguar përralla. Ata duhet ta bëjnë këtë në gjuhën të cilën e zotërojnë më së miri.

Përkthimet

Nuk mund të pritet, që dikush menjëherë pas ardhjes këtu, të kuptoj dhe flas mirë gjermanisht. Mirëpo ka situata në të cilat duhet të kuptoheni. Shumë të posaardhur i lusin të afërmit apo të njohurit e tyre për të përkthyer për ta. Gjatë bisedave të komplikuara, personale dhe të besueshme ndoshta do të ishte më mirë nëse e merrni një përkthyese apo një përkthyes profesional. Përkthyeset dhe përkthyesit ndërkulturor janë të specializuar për të pasur konsideratë për të veçantat kulturore gjatë përkthimit. Për kuptimin dhe shkrimin e letrave dhe për plotësimin e formularëve mund të merret për ndihmë një person i besueshëm (ndërmjetësimi bëhet nga zyra e specializuar për shoqërinë).