Sjellja e Familjes
Parimisht ekziston mundësia që edhe antarët e familjes (të afërmit e drejtëpërdrejtë ose bashkëshorti /tja) të personit i cili jeton këtu të vendosen në Zvicër (sjellja e familjes, Familiennachzug). Se për cilët antarë të familjes mund të aplikohet, mvaret prej shtetësisë dhe lejes së qëndrimit të aplikuesit të kërkesës. Edhe personat me pranim të përkohshëm (letërnjoftimi F) munden, mvarësisht nga rrethanat, ta sjellin familjen e tyre. Sekcioni Kantonal i Migrimit (Abteilung Migration) vendos për kërkesën dhe jep informata për dokumentet e nevojshme dhe rrjedhën e saktë të procedurës. Kujdes: Sjellja e familjes duhet të kërkohet mbrenda një afati të caktuar. Ky te fëmijët është më i shkurtër se sa te personat e rriturr (p.sh. bashkëshortja/bashkëshorti).