Öfnungszeiten / ditët e festës (DE)

Në Zvicër pothuajse të gjitha shitoret të dielen janë të mbyllura. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenit. Ditët e festave zyrtare janë të rregulluara në nivel të Kantonit.

Ditët e festës

Ditët festive janë të rregulluara me ligjin e punës. Ato ligjërisht vlejnë si të diela. 1. Gushti (dita e festës kombëtare) është e rregulluar me ligj si ditë festive në tërë Zvicrën. Përveç kësaj çdo Kanton mundet t'i vendosë zyrtarisht edhe tetë ditë të tjera festive. Në Kantonin Glarus ditët festive janë të rregulluara në nivel kantonal.

Orari i punës së lokaleve

Orari i punës së lokaleve ndryshon në Kantone. Në kantonin Glarus nuk ka urdhër administrativ për orarin e punës. Teorikisht seicili lokal mundet prej të hënës deri të shtunën sipas dëshirës me qenë i hapur apo i mbyllur. Të shtunën shumica e lokaleve mbyllen më herët se përgjatë javës. Të dielen shumica e lokaleve janë të mbyllura. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenave, të cilat normalisht janë 7 ditë të hapura dhe në të shumtën e rasteve hapen më herët dhe mbyllen më vonë se të tjerat.

Orari i punës i administratës publike

Administra Kantonale sipas rregullit është prej të hënes deri të premtën prej orës 8.00 deri 12.00 dhe prej orës 13.30 deri 17.00 e hapur. Të enjteve administrata është e hapur deri në ora 17.30. Orari i punës i administratës nëpër komuna është shumë i ndryshëm. Parasëgjithash në Komunat e vogla orari i punës mundet me qenë i kufizuar. Për çdo rast ju sygjerohet që më parë të informoheni përmes internetit apo telefonit se kur janë sportelet e hapura.