Ndihma sociale

Ndihma sociale i ndihmon njerëzit të cilët nuk kanë para të mjaftueshme për të jetuar dhe që nuk marrin fare ose marrin shumë pak mjete financiare prej sigurimeve sociale. Qëllimi është që njerëzit sëshpejti të mund të përkujdesen për veten e tyre. Nuk kemi të bëjmë me një sigurim, por me ndihmë të ofruar nga shteti.

Ndihma sociale

Ndihma sociale (Sozialhilfe) i mbështet të gjithë njerëzit në Zvicër, të cilët kanë rënë në skamje (nevojë). Ajo i mbulon shpenzimet minimale për jetë. Përveç ndihmës financiare ajo ofron edhe këshilla. Qëllimi është që njerëzit sa më shpejt që të jetë mundur të pavarësohen ekonomikisht. Ndihma sociale nuk paguan nëse dikush merr mjaftueshem ndihma tjera financiare për ta financuar jetën e tij si p.sh. paratë për të papunësuarit, pensionet, pagën ose mbështetje nga të afërmit. Ajo nuk i paguan borxhet. Paratë duhet të kthehen kur përsëri ka në dispozicion mjete të mjaftueshme financiare. Ndihma sociale finanzohet nga tatimpaguesit.

Kërkesa për ndihmë sociale

Kush dëshiron të shtroj kërkesë për ndihmë sociale, duhet të drejtohet te Shërbimet Sociale të Kantonit (Soziale Dienste). Aty duhet të deklarohen të ardhurat dhe pasuria. Pastaj verifikohet e drejta për të. Autoritetet e caktojnë individualisht shumën dhe llojin e mbështetjes. Kush jep të dhëna të pavërteta ose fsghehë diçka bën veprim të dënueshëm. Shërbimi social mundet të jep udhëzime dhe vendosë kushte. Kur këto nuk përmbushen shërbimet mund të shkurtohen. Pjesëmarrja në bisada për këshillim është obligative. Është detyrim për të ndërmarrë gjithçka për të dalë nga gjendja në nevojë (skamja).