Papunësia

Të gjithë të punësuarit janë të siguruar kundër papunësisë. Kush e humb vendin e punës, sipas rregullit, merr mbështetje financiare për një kohe të caktuar. Të papunësuarit janë të detyruar të lajmërohen pranë zyrës rajonale të punësimit (RAV).

Sigurimi i të papunësuarëve

Sigurimi i të papunësuarve (ALV) është një institucion shtetëror i cili është i detyrueshëm për të gjithë të punësuarit. Kontributet për këtë zbriten direkt nga paga mujore, punëdhënësi paguan gjysmën e tyre. Ndërmarrësit privat nuk mund të sigurohen te sigurimi i të papunësuarve. Kush mbet pa punë, një muaj e merr kompenzimin e pagës nga arka e të papunësuarëve (paratë e të papunësuarëve, Arbeitslosengeld). Nëse, kur dhe në çfarë shume paguhen paratë për të papunësuarit, mvaret prej shumë faktorëve. Për shembull, sa gjatë ka punuar i punësuari ose për çfarë arsye e ka humbur vendin e punës.

si veprohet në rast papunësie

Kush mbetet pa punë duhet, sa më shpejt që është e mundur, të lajmërohet pranë Komunës së vendbanimit. Ideale do të ishte nëse kjo bëhet para ditës së fundit të punës, më së voni në ditën e parë të papunësisë. Paralelisht me këtë duhet patjetër të bëhet lajmërimi pranë zyrës përkatëse rajonale të punësimit (RAV). Aty do t'iu sqarohen të gjithë hapat e mëtutjeshëm.

Zyra rajonale e punësimit

Zyra rajonale e punësimit (RAV) ju ndihmon për ta gjetë shpejt përsëri një punë. Këshillimet pranë zyrës së punësimit (RAV) janë të detyrueshme nëse merrni para nga sigurimi i të papunësuarëve. RAV ofron edhe kurse dhe programe trainimesh. Këto janë pjesërisht gjithashtu të detyrueshme. Edhe personat të cilët kurrë nuk kanë punuar në Zvicër dhe kërkojnë një vend pune, munden të lajmërohen pranë RAV. Mirëpo ata për këtë nuk marrin para.