Furnizimi shëndetësor

Kush sëmuret apo ka aksident, në të shumtën e rasteve, sëpari duhet të shkoj te mjeku familjar. Te sëmundjet e apo aksidentet e lehta nund të merret ndihmë edhe në barnatore. Vetëm në rastet emergjente vërtetë të rënda duhet të shkohet direkt në spital.

Barnatoret

Barnatoret shesin barna me udhëzim (recept) të mjekut dhe të gjitha barnat e tjera. Në rast sëmundje të lehtë sygjerohet sëpari të shkohet në barnatore. Farmacistët janë të shkolluar mirë. Ata i këshillojnë me kompetencë klientët e tyre. Në raste emergjente barnat shpërndahen nëpërmjet shërbimit emergjent të mjekësisë familjare.

Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus Nord (24h) 0844 33 66 33
Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus (24h) 0844 44 66 44
Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus Süd (24h) 0844 55 66 55

Mjekja familjare / Mjeku i fëmijëve

Në Zvicër shumë persona e kanë mjekun familjar (Hausarzt). Ai e njeh historinë personale të sëmundjes dhe në rast problemesh shëndetësore është personi i parë kontaktues. Për fëmijë ekzistojnë mjekët e fëmijëve. Nëse është e nevojshme mjeku i dërgon pacientët te mjekët specialist ose në spital. Drejtëpërsëdrejti në spital do të duhej të shkohet vetëm në rastet emergjente të rënda.

Për të gjitha rastet e tjera emergjente, jashtë orarit të punës të ordinancave mjekësore, ekziston për seicilen Komunë numri emergjent. Ai është 24 orë i hapur.

Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus Nord (24h) 0844 33 66 33
Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus (24h) 0844 44 66 44
Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus Süd (24h) 0844 55 66 55

Mjeku i dhëmbëve (Dentisti)

Mjekimi i dhëmbëve sipas rregullit duhet të paguhet vetë. Mirëpo ekziston mundësia për ta lidhë sigurimin shtesë i cili e mbulon trajtimin e dhëmbëve. Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë njëherë në vit e kanë të drejtën për kontroll falas të dhëmbëve . Informatat për këtë i jep shkolla.

Spitali / Stacionet e emergjencës

Kur dikush duhet të shkoj në spital, në shumicën e rasteve lajmërohet nga mjeku. Përjashtim bëjnë aksidentet e rënda. Në rastet e tilla duhet shkohet direkt në stacionin e spitalit për raste emergjente. Në rast rreziku për jetë ose pacienti duhet të merret nga ambulanca, duhet të thirret në numrin emergjent 144. Te rastet emergjente më pak të rënda është përgjegjës mjeku familjar.

Përkujdesja në shtëpi

Të sëmurit ose personat të cilët kanë nevojë për përkujdesje, të cilëve ju nevojitet përkujdesje në shtëpi, mund t`i marrin shërbimet nga shërbimi i jashtëm për përkujdesje shëndetësore (Spitex). Specialistët shkojnë në shtëpi te pacientët për përkujdesje ndaj tyre ose për t'iu ndihmuar në punët e shtëpisë. Kjo ofertë ju drejtohet personave të cilët për shkak të sëmundjes, aksidentit, pleqërisë, komplikimeve gjatë shtatzënësisë apo mbas lindjes, kanë nevojë për mbështetje. Shpenzimet mbulohen pjesërisht nga sigurimi bazë (Grundversicherung).