Invaliditeti

Kush për arsye shëndetësore nuk punon për një kohë të gjatë ose mund të punoj vetëm pjesërisht, nën kushte të caktuara e ka të drejtën e garantuar për mbështetje financiare nga sigurimit invalidor (IV). IV nuk paguen vetëm para. Ai i mbështet të siguruarit para sëgjithash për fillimin ose rifillimin e jetës profesionale (punës).

Sigurimi invalidor

Sigurimi invalidor (IV) ëshë instituticion shtetëror. Pjesa më e madhe e personave të rritur janë të detyruar të paguajn kontribute për të. Te të punësuarit kontributet zbriten direkt nga paga mujore, punëdhësi e mbulon gjysmën e kontributeve. Ndërmarrësit privat ose të papunësuarit duhet të informohen pranë Sigurimeve Sociale Glarus (SVA), se si duhet t`i paguajn kontributet e tyre.

Mbështetja nga sigurimit invalidor

Të drejtën për mbështetje (ndihmë) nga IV e kanë personat të cilët, për më sëpaku një vit, për shkaqe shëndetësore (psiqike ose fizike) nuk kanë punuar ose kanë punuar vetëm pjesërisht . IV ndihmon duke e paguar pensionin mujor. Mirëpo kjo bëhet vetëm atëherë kur të siguruarit shkaku i dëmtimit nuk munden më të reintgrohen në punë. IV i ndihmon invalidët që ata të mund të gjejnë punë të përshtatshme. Për ndihmë nga IV duhet të shtrohet kërkesë pranë Sigurimet Social Glarus.

Shërbimet plotësuese (shtesë)

Personat të cilët përkundër mbështetjes nga IV kanë pak para për të jetuar, sipas rrethanave e kanë të drejtën e garantuar për shërbime plotësuese financiare (Ergänzungsleistungen). Për këtë duhet të aplikohet pranë Sigurimeve Sociale Glarus. Është saktë e rregulluar kush e gëzon të drejtën për shërbimet shtesë (plotësuese). Shërbimet plotësuese financohen nga tatimpaguesit.