Shëndeti psiqik

Në Zvicër nuk bëhet dallim në mes sëmundjeve psiqike dhe fizike. Sigurimi bazë e paguan trajtimin e sëmundjeve psiqike te njerëzit e specializuar si dhe qëndrimin në klinikë.

Mbështetja (ndihma) dhe këshillimi

Për situata të vështira personale apo familjare në Zvicër ka shumë persona të specializuar të cilët ndihmojnë më tej. Sigurimi shëndetësor bazë (Grundversicherung) e paguan trajtimin e sëmundjeve psiqike nga specialistët e çertifikuar me ligj si psikiatret dhe psikiatrit. Qëndrimet në klinikë paguhen poashtu. Kush ka probleme, mundet falas t'iu drejtohet Zyrave për këshillim anonim. Kështu këshillon Dora e Zgjatur (Dargebotene Hand) përmes telefonit, E- Mailt apo chat (telefon 143, www.143.ch). Poashtu munden të ndihmojnë edhe mjekja apo mjeku familjar. Kur një person është akut i rrezikuar, ta dëmtoj veten ose dikë tjetër, duhet të veprohet shpejt. Në këto raste urgjente ndihmon policia (telefoni 117).

Fëmijët dhe rinia

Për të rinjët me probleme psiqike shërbimi psikiatrik ambulant i fëmijëve dhe të rinjëve (KJDP) është vendi (zyra) i parë i rëndësishëm për këtë. Edhe prindërit, të cilët brengosen për fëmijët e tyre, mund të lajmërohen aty. Mbështetje anonime falas për fëmijë dhe të rinjë ofrojnë thirrja emergjente për fëmijë (Kindernotruf) përmes telefonit, E-Mal apo Chat (Tel.147, www.147.ch). Për raste emergjente psikiatrike te fëmijët dhe të rinjët është në dispozicion ambulanca qendrore për fëmijë dhe të rinjë (ZAJK) përgjatë 24 orëve nën numrin e telefonit 056 62 21 20.

Sëmundjet e mvarësisë

Te sëmundjet e mvarësisë ju ndihmon më tutje Qendra e këshillimit dhe terapisë Sonnenhügel. Ajo ofron mbështetje dhe këshillim në besim falas. Edhe kur brengoseni për familjarët dhe personat e afërm, mund t`i kontaktojni qendrat (zyrat) për këshillim. Si sëmundje të mvarësisë nuk numrojnë vetëm mvarësia ndaj alkoholit ose drogës. Edhe te mvarësitë e tjera si mvarësia e lojës, blerjes apo internetit dhe pengesat në të ushqyer ju ndihmojnë më tutje zyrat për këshillim ndaj varësisë. Pyetjet mund të shtrohen edhe përmes E-Mailit.

Traumatizimi

Kush gjatë jetës ka përjetuar gjëra të këqija dhe nuk ka mundur ti tejkaloj ato, do të duhej të marr ndihmë. Sepse traumat janë sëmundje të cilat duhet të merren seriozisht. Përveç ofertave për këshillim dhe ndihmë për probleme dhe sëmundje psiqike ka edhe qendra të specializuara për trajtimin e viktimave të luftës dhe torturës.