Sigurim privat dëmshpërblimi

Seicili person i rritur do të duhej ta lidhte një sigurim privat dëmshpërblimi (Privathaftpflichtversicherung). Ky sigurim i merr shpenzimet në qoftë se ndokujt padashje i shkaktohet dëm.

Përgjegjësia personale

Nëse e lëndoni një person tjetër apo dëmtoni ndonjë send (objekt) i cili i takon ndonjë personi tjetër, për këtë mbani përgjegjësi (detyrim) financiarë. Kjo vlen edhe atëherë kur dëmi nuk është shkaktuar me qëllim. Shpenzimet munden me qenë shumë të larta. Nëse dikush lëndohet nga dikush tjetër për shembull gjatë skijimit dëmi mund të shkojnë deri në qindramijëra franga.

Sigurim privat dëmshpërblimi

Për t'mos rënë në vështirësi financiare në rast dëmtimi duhet sigurim privat dëmshpërblimi. Ky ofrohet nga shumica e sigurimeve private. Sigurim privat dëmshpërblimi munden shpesh të lidhin sëbashku të gjithë anëtarët e bashkësisë familjare. Sigurimi nuk është i detyrueshëm, por ju sygjerohet si i domosdoshëm.

Shërbimet e sigurimit

Sigurimi privat për dëmshpërblim i mbulon dëmet ndaj sendeve dhe njerëzve të cilat një person i siguruar ia ka shkaktuar një tjetri. Këtu hyjnë si shpenzimet për riparim, shpenzimet për shërim, dëmi i humbjes së fitimit apo paratë për dhembjet e shkaktuara. Sigurimi privat për dëmshpërblim i mbulon edhe shpenzimet dhe dëmet të cilat i shkaktojnë disa nga shtazët shtëpiake. Ky nuk paguan për dëmet të cilat i shkaktohen personit nga ndonjë person tjetër i bashkësisë familjare. Nuk mbulohen edhe shpenzimet të cilat shkaktohen me qëllim apo nga pakujdesia trashanike.