Njohja e diplomave

Diplomat dhe dëftesat e huaja nuk janë çdoherë të vlefshme në Zvicër. Nën kushte të caktuara megjithatë është e mundur të bëhet njohja e diplomave. Për disa profesione kjo është kërkesë e patjetërsueshme.

Njohja

Personat me diplomë të huaj munden, nën kushte të caktuara, ta kërkojnë njohjen e saj në Zvicër. Me anë të njohjes vërtetohet se diploma ose dëftesa e huaj është e barazvlefshme me diplomën ose dëftesën Zvicerane. Te profesionet e mbrojtura (p.sh motrat medicionale, mësimdhënësit etj.) njohja e diplomës është e domosdoshme për ushtrimin e profesionit. Për njohje, mvarësisht nga profesioni ose arsimimi, janë përgjegjëse zyra të ndryshme. Njohja është me para. Informacione japin Zyrat Nacionale për Njohjen e Diplomave (Nationale Kontaktstelle für Diplomanerkennung) ose Zyra për Këshilla profesionale Glarus.

Vërtetim mbi nivelin e arsimimit

Te profesionet e pareglementuara (pambrojtura) njohja e diplomës ose dëftesës nuk është e nevojshme për të punuar në Zvicër. Për këto profesione mund të shtrohet kërkesë pë vërtetim niveli (Niveaubestätigung). Ky vërtetim e tregon vlerën e diplomës së huaj në sistemin arsimor të Zvicrës. Ky vërtetim mund t'iu ndihmoj gjatë kërkimit të një vendi pune. Informata në lidhje me vërtetimin e niveli jep Zyra Nacionale për Njohjen e Diplomave (Nationale Kontaktstelle für Diplomanerkennung).

Marrja me vonesë e dëftesës (kualifikimit)

Të rriturrit me përvojë profesionale mirëpo pa diplomë ose dëftesë të njohur munden ta marrin me vonesë dëftesën (kualifikimin) e e arsimimit profesional bazë ose të të shkollimit profesional më të lartë. Procedura mvaret nga arsimimi i mëhershëm, përvoja profesionale dhe mosha. Në të gjitha rastet njohja e gjermanishtes është kushti kryesorë (niveli B1/B2 sipas GER). Të interesuarit munden të informohen dhe këshillohen falas pranë Zyrës për Kualifikime Profesionale për të Rritur. Kush e merr me vonesë kualifikimin profesional i përmirson shanset në tregun e punës dhe për qasje në arsimim e mëtutjeshëm.