Kryesisht qirja përbëhet nga qiraja neto dhe shpenzimet shtesë (nxemja, uji i ngrohët etj, Nebenkosten). Lejohet të kërkohen vetëm shpenzimet shtesë të cilat janë të numëruara në kontratën e qirasë. Sipas rregullit qiraja duhet të paguhet paraprakisht çdo muaj. Qiradhënësit i lejohet ta rris qiranë vetëm në raste të argumentuara. Ai duhet ta paralajmëroj me kohë ngritjen e qirasë me anë të formularit zyrtarë. Nëse ngritja konsiderohet se është e paarsyeshme, mundeni mbrenda 30 ditëve të drejtoheni te autoritetet ndërmjetësuese të Kantonit (Schlichtungsbehörde). Përpos qirasë qiradhënësi mundet të kërkoj edhe depozitë (Kaution) shuma e të cilës mund të jetë maksimalisht sa qiraja tremujore. Kjo kthehet prapa mbas shpërnguljes nga banesa. Në raste të caktuara, si qiramarrës mund të aplikoni te qiradhënësi përmes letrës lajmërim marrje (rekomande) për uljen e qirasë (Mietzinssenkung). Për shembull nëse baza e përllogaritjes ka ndryshuar ndjeshëm.