Pushimi i lehonisë dhe familja

Kush ka fëmijë, në Zvicër mbështetet financiarisht nga shtesat e fëmijëve dhe arsimimit. Gratë e punësuara nëse lindin fëmi e kanë të drejtën e pushimit të lehonisë me pagesë, të paktën deri në javën e 14-të.

Pagesa e pushimit të lehonisë

Gratë të cilat në momentin e lindjes së fëmijës së tyre janë të punësuara e kanë të drejtë e garantuar për pushimin e lehonisë me pagesë prej 14 javësh. Gjatë kësaj kohe atyre ju paguhet të paktën 80 përqind e pagës. Të papunësuarat ose gratë e paafta për punë duhet të informohen prannë Sigurimit Social Glarus (SVA) se a e gëzojnë edhe ato këtë të drejtë. Për raste të tilla vlejnë rregulla speciale. Përgjatë tetë javëve të para pas lindjes nënat nuk guxojnë të punojnë (mbrojtja e nënave).

Pushimi i atësisë

Mbas lindjes së fëmijës së tytre baballarët e kanë të drejtën e garantuar për dy javë pushim për babllarë me pagesë. Për dallim nga pushimit i lindjes për nëna pushimi për baballarë është fleksibil: Pushimi mund të shfrytëzohet përnjëherë ose me ditë. Mirëpo vetë mbrenda 6 mujorit të parë pas lidjes së fëmijës.

Shtesat familjare

Kush ka fëmijë, mbështetet financiarisht me shtesa të familjes (Familienzulagen). Këto paguhen si shtesa për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare dhe për të rinjë në arsimim deri në moshën 25 vjeçare. Të drejtën për këtë e kanë prindërit të cilët punojnë (edhe ndërmarrësit privat) ose prindërit të cilët nuk punojnë dhe kanë pak para në dispozicion. Te të punësuarit shtesat e fëmijëve paguhen sëbashku me pagën mujore. Informata të tjera për shtesat familjare japin punëdhënësit apo Sigurimet Sociale Glarus. Shuma e shtesave familjare ndryshon nga Kantoni në Kanton.