Ofertat për integrim

Integrimi ndodh para së gjithash në shkollë, në arsim profesional dhe në punë. Për personat të cilët (ende) nuk kanë qasje në këto fusha ekzistojnë oferta të ndryshme për integrim.

Ofertat specifike

Ka oferta të shumta të posaçme për të huajt të cilat ndihmojnë për t'u ambientuar në shoqërin zvicerane dhe për të lidhë kontakte. Përveç tjerash ka biseda pranë tavolinës së rrumbullakët, oferta për kalimin e kohës së lirë, referate ose kurse. Zyra e specializuar për shoqërinë ju informon për ofertat. Shumë Komuna e organizojnë një manifestim për t'i përshëndetur banorët e rinj- kjo është një mundësi e mirë, për ta krijuar përshtypjen e parë.

Shoqatat

Shumë banorë të Kantonit Glarus janë anëtarë të ndonjë shoqate (Verein). Ka shumë shoqata për çështjet më të ndryshme. Edhe në Komunat e vogla ekzistojnë shoqata për sport, kulturë dhe shoqata të tjera. Ato ofrojnë mundësi ideale për të rënë në kontakt me njerëzit e tjerë. Shumica e shoqatave janë të hapura për të gjithë personat. Informatat në lidhje me shoqatat gjenden në webfaqet e Komunave.

Oferta për rininë

Në Kantonin Glarus ka shumë oferta specifike për rini për ta kaluar kohën e lirë dhe për të njohur bashkëmoshatarë. Në shumicën e Komunave ka pikëtakime dhe oferta të ndryshme për ta kaluar kohën e lirë. Të rinjët janë nën përkujdesje, munden me i sjellë idetë e tyre dhe me zbatue projekte (Jugendarbeit). Ofertat janë kryesisht falas. Shoqatat për rini ofrojnë mundësi për të ndërmarrë aktivitete sëbashku me bashkëmoshatarë dhe për t'u marrë me sport në natyrë. Bartës të ofertave janë shoqatat, Komunat apo Kishat zyrtare. Ofertat janë të hapura për të gjithë të rinjët. Komuna e vendbanimit jep informata të tjera.