Zyrat për këshillim

Disa zyra për këshillim japin përgjigjëje ndaj pyetjeve të përgjithshme, të tjerat janë të specializuara në tema të caktuara ose në fusha jetësore. Sipas rregullit këshillimi i parë është falas, shpesh edhe këshillimet në vazhdim. Disa zyra ofrojnë këshilla edhe në gjuhë të huaja.

Zyrat e përgjithshme për këshillim

Zyra e specializuar për shoqërinë (Fachstelle Gesellschaft) është qendra kryesore për këshillimin migranteve dhe emigrantëve. Të punësuarit ju përgjigjen pyetjeve të përgjithshme në lidhje me përditshmërinë në Zvicër dhe ndihmojnë për t'i gjetur zyrat e specializuara për këshillim. Përveç kësaj i këshillojnë personat për gjetjen e kurseve të përshtatshme të gjuhës gjermane dhe ofertave për integrim. Sipas marrëveshjes këshillimet janë të mundshme (në telefon ose personalisht) në shumë gjuhë të ndryshme. Mund të shkohet edhe spontanisht për t'i marrë informatat e para dhe nëse është e nevojshme për ta caktuar një termin. Njoftimet dhe këshillimet janë falas. Paralelisht me këtë ka aty këtu edhe oferta të cilat ofrojnë këshillime në një gjuhë të huaj të caktuar. Pranë zyrës së specializuar për shoqërinë mund të informoheni për këto zyra. Po ashtu edhe shoqatat e migrantëve janë një vend i mirë me i marrë informatat e para në gjuhën e vetanake.

Administrata e Komunës

Në shumë situata administrata e vendbanimit (Gemeindeverwaltung) është adresa e parë e mirë ku mund të drejtoheni. Të punësuarit shpesh munden direkt të japin përgjigje në pyetjet tuaja ose tua propozojnë një zyrë të përshtatshme. Të gjitha Komunat në Kantonin Glarus e kanë webfaqen e vet. Aty i gjeni të dhënat e kontaktit, orarin e punës dhe informata të tjera.

Zyrat per Këshilla të specializuara

Në Kantonin Glarus ka një numër të madh të zyrave për këshilla të cilat janë të specializuara në një temë të caktuar ose në fusha të caktuara jetësore. Këtu bëjnë pjesë p.sh: Mosha, puna, leja e qëndrimit, arsimimi, martesa/divorci, edukimi, familja, financat, (borxhet/buxheti), shëndeti, dhuna në familje, integrimi, problemet psiqike, përkujdesja ndaj foshnjes, shtatzënësia, seksualiteti, mvarësia, qështjet sociale. Këshillimet e para zakonisht janë falas. Të dhënat e kontaktit për disa zyra për këshillim mund të gjinden nën lëmitë me temat përkatëse në hallo-glarus.ch. Ju mund të drejtoheni pranë Zyrës së specializuar për shoqërinë (Fachstelle Gesellschaft) ose Komunën e vendbanimit dhe të pyesni për zyrat e përshtatshme për këshillim.

Kush ende nuk e flet mirë gjermanishten do të duhej, para se ta vizitoj zyrën për këshilla, të informohet mbi mundësitë për përkthim. Mundet me qenë që këshillat të ofrohen në gjuhë të tjera, ashtu që zyra për këshillim ta organizojnë një përkthyese ose përkthyes ose ju kërkohet që vetë ta sillni dikë për përkthim.

Këshillat juridike falas

Sipas udhëzimit nga Kantoni Glarus Shoqata e Avokatëve të Glarus-it e udhëheqë zyrën për këshilla juridike. Kjo zyrë ofron këshilla juridike falas për të gjithë banorët (këshillilla të shkurtëra). Konsultimet mbahen në afate të rregullta kohore. Datat për këshilla gjenden në internet ose pyetet në komunen e vendbanimit. Kërkesat me shkrim ose përmes telefonit nuk përgjigjen, duhet të shkohet personalisht në zyrë. Paralelisht me këtë, këshilla juridike kryesisht falas ofrojnë edhe organizata tjera për lëmi të caktuara (punësimi, banimi, martesa/ familja) si p.sh. sindikatat. Nëse këshillimi kërkon shumë kohë sipas rregullit ju dalin shpenzime. Zyra e specializuar për shoqërinë ju informon për zyrat e ndryshme, disa prej tyre janë të shënuara në temat e lëmive të veçanta në hallo-glarus.ch.

Diskriminimi racorë

Sipas udhëzimit nga Kantoni Glarus zyra e specializuar për shoqërinë e udhëheq zyrën e pavarur për viktimat e diskriminimit racorë. Këshillimi është konfidencial dhe për banoret dhe banorët e Kantonit Glarus pa pagesë. Si bisedat personale poashtu edhe këshillimet janë të mundshme përmes telefonit.