Portret i shkurtër

Kantoni Glarus është njëri nga 26 kantonet (shtetet federale) e Zvicrës. Malet e larta i rrethojnë dy lugina të cilat e formojnë kantonin Glarus. E veçantë në kantonin Glarus është tubimi popullorë (die Landesgemeinde): Njëherë në vit takohen personat me të drejtë vote nën qiellin e hapur për të marrë vendime politike.

Historia

Kantoni Glarus u themelua në vitin 1352 në rrjedhën e betejave për liri. Peizazhi i thjeshtë e karakterizonte Kantonin. Meqë ekonomia alpine nuk ishte në gjendje të ushqente banorët, midis viteve 1500 dhe 1800 shumë të rinj nga Glarus ju kanë shërbyer legjioneve të huaja. Në shekullin e 16-të u zhvillua veprimtaria artizanale (tavolinat nga shishti), në shekullin e 18-të industria e tekstilit ndihmoi që ekonomia e Kantonit të lulëzonte. Kjo mundësoi miratimin e të drejtave sociale, të cilat Zvicra nuk i kishte njohur më parë. Deri më sot, kantoni i Glarus është njëri nga kantonet më të industrializuara në Zvicër.

Zakonet dhe traditat

Disa nga zakonet dhe traditat në kantonin e Glarus-it kanë një histori të gjatë. Kështu që nga viti 1835 për çdo vit me rastin e udhëtimit të Näfels-it (Näfelserfahrt) përkujtohen të rënët e betejës së Näfels-it (1388). Ngjitjet dhe zbritjet vjetore të alpeve celebrojnë dërgimin e bagëtive për verim në Alpe. Në fund të vitit këmbanat e lopës përdoren nga të rinjtë për për t'iu rëne atyre.

Glarus – "Zigerschlitz"

Kantoni Glarus quhet me shaka edhe "Zigerschlitz". Nga njëra anë, lugina e ngushtë formon një "të çarë", nga ana tjetër që nga viti 1463 aty prodhohet një djathë unik në tërë botën, i quajtur Ziger.