Qasja në tregun e punës

Mvaret prej përkatësisë shtetërore dhe arsyes së qasjes nëse dikush mund të punoj apo të themeloj një ndërmarrje në Zvicër. Në çdo rast punëtorët duhet të lajmërohen te sigurimet sociale dhe të paguhet tatimi.

Leja e punës

Çështja e lejes së punës zakonisht sqarohet përnjëherë me dhënjen e lejes së qëndrimit. Sipas rregullit personave me të drejtë qëndrimi në Zvicër ju lejohet edhe të punojnë. Sipas përkatësisë shtetërore dhe kohëzgjatjes së punës, punëdhënësi ose punëtori e shtron kërkesën për leje të punës. Në rast pasigurish njëra nga zyrat e poshtëshënuara mundet t'iu ndihmoj më tutje. Këto zyra i këshillojnë edhe personat të cilët ende nuk banojnë në Zvicër dhe që duan të punojnë këtu . Refugjatët e njohur (letërnjoftimi B) dhe personat e pranuar përkohësisht me apo pa status të refugjatit (letërnjoftimi F) që nga viti 2019 nuk kanë më nevojë për leje speciale. Mirëpo fillimi dhe mbarimi i çdo punësimi duhet të lajmërohet, me një formular zyrtar, te Kantoni (procedura e lajmërimit). Procedura e lajmërimit (Meldeverfahren). Përgjegjës është Kantoni ku punohet. Ky lajmërim është falas. Azilkërkuesit (letrënjoftimi N) kanë nevojë edhe më tej për leje të punës.

Ndërmarrja vetanake

Se a mundet dikush në Zvicër ta themeloj një ndërmarrje të veten mvaret prej përkatësis shtetërore dhe nga leja e qëndrimit. Për personat nga vendet e EU/EFTA dhe për personat me leje të përhershme qëndrimi C themelimi i një ndërmarrje është më i lehtë. Zyra për Migrim dhe Integrim e Kantonit Glarus (Amt für Migration und Integration) i informon migrantët për atë se a është i mundur themelimi i një ndërmarrje. Zyra për mbështetje ekonomike (Standortförderung) sta ju ndihmon në realizimin praktik.

Puna në të zezë (ilegale)

Kush punon dhe nuk është i lajmëruar te sigurimet sociale, nuk ka leje të punës ose nuk i deklaron të ardhurat për tatim, bën vepër të dënueshme. Atëherë flitet për punë në të zezë. Puna në të zezë sjell konsekuenca ligjore si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin. Përveç kësaj punëtorët nuk janë të siguruar ndaj aksidenteve dhe nuk kanë parapërkujdesje për pleqëri. Kush beson se punëdhënësi e trajton jo korrekt, do të duhej të drejtohet te zyra për këshilla juridike falas (Rechtsberatungsstelle).

Rinia

Parimisht të rinjëve ju lejohet të punojnë tek kur t`i mbushin 15 vjet. Punë të lehta me përmasa të vogla (p.sh. punë gjatë pushimeve) janë megjithatë të lejuara. Prindërit dhe punëdhënësit janë të detyruar të kujdesën që të rinjët të mos mbingarkohen. Për të rinjët deri 18 vjeç vlejnë të drejta të posaçme në punë.