Shoqëria

Nga të huajt pritet që të integrohen në shoqëri. Kjo do të thotë rrespektimi i ligjeve, pavarësia ekonomike dhe mësimi i gjuhës gjermane.

Parimet më të rëndësishme

Të gjithë banorët e Zvicrës janë të detyruar ta respektojnë Kushtetutën Federale (p.sh. barazia gjinore burrë/grua) dhe t'u përmbahen ligjeve në fuqi. Pëveç kësaj pritet që ekonomikisht të përkujdesen për vetëveten, nëse është e mundshme. Prej të huajve kërkohet edhe, që sa më shpejt që të jetë e mundur, ta mësojnë gjuhën e cila flitet në vendbanim. Mirëpo integrimi mund të ketë sukses vetëm nëse të dyja palët japin kontribut për këtë. Për këtë arsye prej popullatës vendore pritet hapja kundrejt të të huajve.

Përgjegjësia individuale

Federata, Kantonet dhe Komunat përkujdesen, që të huajt të kenë pjesëmarrje të drejtë në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore. Të huajt nga ana e tyre janë të detyruar me përgjegjësi individuale të përpiqen që të integrohen. Prej tyre pritet që ti shfrytëzojnë ofertat e vëna në dispozicion.

Pjesëmarrja në jetën shoqërore

Mundësi të mirë për tu integruar në shoqërinë zvicerane dhe për të njohur njerëz ofrojnë shoqatat. Mirëpo edhe festat dhe manifestimet në Komunën e vendbanimit janë të përshtatshme për të lidhë kontakte. Fillimi mundet me qenë paksa i vështirë, jo të gjithë banorët e Zvicrës janë njësoj të hapur kundrejt kulturave të huaja. Nganjëherë nevojitet paksa këmbëngulje.

Informata / mbështetje

Në Kantonin Glarus për banorët e ri (sapovendosur) ka në dispozicion zyra të ndryshme të kontaktit. Vendi i parë më i mirë për tu paraqitur është Komuna e vendbanimit. Mirëpo ka edhe zyra të tjera specifike për migrantët. Këto informojnë për jetën në Zvicër dhe ju përgjigjen pyetjeve konkrete për tema të ndryshme. Kush ende nuk flet gjermanisht mundet me e sjellë ndonjë përkthyes apo të kërkoj përkthyes. Disa zyra kontakti informojnë edhe në gjuhë të tjera. Për disa grupime gjuhësore ka zyra takimi në gjuhën e tyre.