Përkujdesja ndaj fëmijëve

Shumë baballarë dhe nëna punojnë edhe pas lindjes së fëmijës. Për këtë arsye në Kantonin Glarus ka oferta speciale për përkukdesjen ndaj fëmijëve. Shumica prej tyre janë me para.

Çerdhet për fëmijë

Në çerdhët për fëmijë (Kinderkrippen) fëmijët mbikqyren tërë ditën. Shumica e ofertave ju dedikohen fëmijëve nga 3 muajsh deri në moshën shkollore. Disa çerdhe për fëmijë ofrojnë gjithashtu mbikqyrje për fëmijët të cilët e vijojnë shkollimin (para dhe pas fillimit të mësimit dhe në drekë). Meqë listat e pritjes kryesisht janë të gjata prindërit duhet që fëmijën e tyre ta lajmërojnë shumë herët. Mvarësisht nga çerdhet e fëmijëve shpenzimet janë të ndryshme dhe ato pjesërisht mund të mbulohen nga Komuna e vendbanimit. Çerdhet e fëmijëve ose Komuna e vendbanimit ju informojnë për mundësitë e paraçitjës dhe shpenzimet.

Grupet për lojë

Shumë fëmijë para hyrjes së tyre në shkollë e vizitojnë grupin për lojë (Spielgruppe). Aty takohen fëmijët rreth 3 vjeç, pa prindërit e tyre, për të luajtur, sajuar etj. nën pëkujdesjen e mbikqyrëses profesionale. Vizita e grupeve të lojës është vullnetare. Posaçërisht për fëmijët të cilët në shtëpi nuk flasin gjermanisht, grupi për lojë është një mundësi e mirë me hy në kontakt me gjuhën gjermane. Kjo e lehtëson hyrjen në shkollë. Shpenzimet janë të ndryshme dhe pjesërisht i bartë vendbanimi komunal. Grupe për lojë ka pothuajse në çdo Komunë, Komuna e vendbanimit jep informata të mëtejme.

Struktura ditore / dreka

Pjesërisht shkollat ofrojnë përkujdesje jashtë orarit të mësimit. Në shkollat me strukturë ditore (Tagesstrukturen) nxënësit munden gjatë drekës të qëndrojnë në shkollë. Atyre ju ofrohet dreka. Mbas orarit të mësimit ata munden me mbikqyrje t`i kryejn detyrat e shtëpisë. Këto oferta duhet të paguhen nga prindërit e nxënësve. Tarifat shpesh mvaren nga të ardhurat e prindërve. Fëmija mundet të përfitoj nga kjo ofertë një apo më shumë ditë gjatë javës. Struktura ditore nuk duhet të ngatërrohet me shkollën ditore (Tagesschulen), ku fëmijët duhet të marrin pjesë 5 ditë në javë në gjithë programin ditor.

Familjet ditore

Familjet ditore (Tagesfamilien) janë familjet të cilat i pranojnë fëmijët në shtëpi përgjatë një kohe të caktuar ditore (kryesisht tërë ditën). Kjo ofertë për përkujdesje të fëmijëve është shumë e kërkuar nga prindërit në marrdhënie pune. Ka zyra ndërmjetësuese të cilat ju ndihmojnë gjatë kërkimit të familjes ditore dhe ju informojnë mbi tarifat e zakonshme.

Kujdestaret e foshnjave / Situatat emergjente

Në Zvicër shpesh angazhohen të rinjët si kujdestarë të foshnjave në mbrëmje apo në fundjavë. Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) Glarus ndërmjetëson kujdestarë për foshnja të cilët e kanë kryer kursin. Është e natyrshme që të rinjët të paguhen për punën e bërë. Në situata të paparashikuara emergjente Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) Glarus ofron edhe përkujdesje emergjente. Për Shembull kur njëri prind duhet të shkoj në spital dhe askush tjetër nuk mund të përkujdeset për fëmijën. Kujdestaria është me para, disa sigurime shëndetësore i mbulojnë shpenzimet.