Treni dhe autobusi

Në Zvicër komunikacioni publik është i organizuar shumë mirë. Praktikisht çdo vendbanim është pothuajse i arritshëm me trena ose autobusa. Mjetet e komunikacionit janë të përpikta dhe nisen në afate kohore të rregullta.

Komunikacioni publik

Në Zvicër komunikacioni publik (ÖV) zë një vend shumë të rëndësishëm. Pasi që pothuajse çdo vendbanim mund të arrihet disaherë mbrenda orës, shumë udhëtarë e shfrytëzojnë trein ose autobusin. Edhe pse udhëtimet janë relativisht të shtrenjëta, ekzistojnë mundësi të ndryshme për të kursyer para. Kështu ia vlenë që të blehet një abonement ose një biletë e lirë. Me abonementin relativisht të volitshëm gjysmë çmimi (Halbtaxabo) paguhet p.sh. në tërë Zvicrën vetëm gjysma e çmimit.

Biletat dhe abonementet

Kush dëshiron të udhëtoj me tren, duhet sëpari ta pres biletën (Billett). Biletën nuk mund ta preni (bleni) në tren. Në autobusë është e rregulluar ndryshueshëm. Në çdo stacion të trenit dhe në shumicën e stacioneve për ndalje të autobusëve gjenden automatët për blerjen e biletave, në stacionet e mëdha të trenave ka edhe sportele me shërbim. Biletat mund të blehen edhe online ose përmes handyt. Për personat të cilët udhëtojnë shpesh ka abonemente të ndryshme. Këto mund ti bleni për distanca të caktuara, regjione të veçanta ose për tërë Rrjetin e Komunikacionit të Zvicrës (Generalabonnement). Fëmijët deri 6 vjeç mund të udhëtojnë falas. Deri në moshën16 vjeç fëmijët mund të udhëtojnë sëbashku me prindërt ose gjyshërit e tyre gati falas, nëse keni biletë junior ose për nipërit dhe mbesat (Junior-oder Enkelkarte). Informatat në lidhje me biletat dhe abonementet mund të merren pranë Federates së Trenave të Zvicrës (SBB) ose pranë ndërmarrjeve të autobusave.

Kantoni Glarus Ostwind

Unioni Tarifor Ostwind ju ofron tarifa speciale brenda territorit të Kantonit Glarus për biletat, abonomentet dhe biletat ditore. Territori ëshë i ndarë në shumë zona. Biletat apo abonomentet janë të vlefshme në tren dhe autobusë brenda zonave të paguara. Kushdo që udhëton jashtë këtij territori duhet ta nxjerr (blejë) një biletë tjetër.

Biletat ditore të Komunave

Kush e planifikon një udhëtim të gjatë mbrenda Zvicrës, mundet në shumë Komuna ta pres (blej) një biletë ditore (Gemeindetageskarte) me çmim të volitshëm. Kjo ofertë është e kufizuar, për këtë arsye rezervimi duhet të bëhet mjaftueshëm herët. Informata për këtë ju ofrojnë administratat e Komunave.

Linjat e natës

Në fundëjavë në Kantonin Glarus qarkullojnë autobusa ose trena edhe natën vonë . Kujdes: Në linjat e natës duhet të paguhet shtesa speciale ndaj biletës.