Taksat për radio- dhe televizor
Nëse në banesë keni një aparat i cili mund ti pranoj programet e radios dhe televizorit (edhe kompjuter me lidhje në internet) duhet të paguani taksat për radio dhe televizor (Radio und Fernsehgebühren). Me këto taksa të caktuara me ligj mbështeten programet e radiove dhe televizioneve publike (SRG SSR) sie edhe radiot dhe televizionet private. Për mbledhjen e taksave është përgjegjëse firma Serafe. Personat të cilët marrin shërbime plotësuese (Ergänzungsleistungen) mund të lirohen nga taksa.