Universitetet / Shkollat e larta

Zvicra njeh dy lloje të shkollave të larta. Universitetet dhe shkollat e larta të specializuara. Për regjistrimin me dëftesa dhe matura të huaja duhet të njoftoheni direkt pranë shkollave të larta dhe universiteteve.

Sistemi shkollor i lartë

Shkollat e larta të Zvicrës janë universitetet dhe shkollat e larta të specializuara (Universitäten und Fachhochschulen; Tertiärstufe). Në shkollat e larta të specializuara zhvillohet mësimi me orientim praktik kurse në universitete mësimi është i orientuar teorikisht. Të dy llojet e shkollave janë të barabarta dhe të pajisuara me sistemin europian Bologna. Ato përfundohen me Bachelor ose Master të pranuar në tërë Evropen.

Pranimi

Mvarësisht prej shkollës së lartë vlejnë kushte të tjera pranimi. Me diplomat e maturës Zvicerane pranimi në shkollat e larta është i garantuar. Diplomat e huaja të maturës nuk pranohen çdoherë. Për regjisrim për të studiuar duhet të drejtoheni direkt te shkollat e larta (universitet/shkolla e larta të specializuara) ku dëshironi të studioni. Zakonisht si parakusht vehet njohja shumë e mirë e gjermanishtes. Përjashtim bëjnë disa lëmi studimi të cilat ofrohen komplet në anglisht. Zyra për Këshilla Profesionale Glarus (Berufs- und Laufbahnberatung Glarus) ju informon falas për mundësitë e ndryshme në nivelin terciar.

Arsimimi i lartë profesional

Pranë shkollave të larta (Universitetet dhe shkollat e larta të specializuara) në Zvicër është shumë i preferuar edhe arsimimi profesional i lartë (höhere Berufsbildung). Kjo ua mundëson specialistëve të një profesioni specializimin dhe thellimin e njohurive profesionale si dhe pranimin e pozitave udhëheqëse. Arsimimi i lartë profesional vazhdohet pas mbarimit të arsimimit profesional bazë (Berufslehre). Për këtë nuk është e nevojshme matura. Zyra për Këshilla Profesionale Glarus ju informon falas për mundësitë e ndryshme.