Alkooli / duhani / droga

Kush posedon drogë, e konsumon apo e shet atë, e bën veprim të dënueshëm. Për shitje të alkoolit dhe duhanit vlenë kufizimi sipas grupmoshave.

Alkooli dhe duhani

Për shitjen e alkoolit dhe duhanit ka kufizim të grupmoshave. Kështu duhani dhe pijet alkoolike në Kantonin Glarus nuk guxojnë t'u shiten të rinjëve nën moshën 16 vjeç. Për pije alkoolike të posaçme si "Spirituosen" kufiri i grupmoshave qëndron te 18 vjeç.

Ndalimi i pirjes të duhanit

Ndalimi i pirjes të duhanit në Zvicër është i rregulluar në nivel Kantoni. Kantoni Glarus mbështetet në Ligjin Federal për mbrojtjen e duhanpirësve pasiv dhe nuk njeh ligj tjetër të nxjerrë nga Kantoni.

Ndalim i pirjes të duhanit vlen në:

  • Hapësirat e mbyllura, në hapësirat me çasje publike (Spitalet, administrata, shkollat, muzetë, kinot, teatri, trenat, autobusat, lokalet, dhe qendrat tregëtare).
  • Hapësirat, në të cilat shumë persona e kanë vendin e tyre të punës.

Se a lejohet pirja e duhanit në restaurante, mvaret nga madhësia e restaurantit. Në shumë restaurante ka hapsira për pirjen e duhanit.