Gjetja e banesës / shtëpisë

Shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në banesa me qira. Kërkimi i një banese nuk është gjithmonë i lehtë dhe qirat janë të larta.

Tregu banesor

Shumica e banoreve dhe banorëve të Zvicrës jetojnë në banesa me qira. Meqë toka për ndërtim është e pakët, sidomos në komunat qendrore nuk ka shumë banesa të lira. Çmimet e qirasë janë të larta. Nuk është joezakonshme që një e katërta e të ardhurave të jepet për qira. Ia vlenë të kërkohet banesë jashtë qendrave. Zakonisht edhe vendbanimet e vogla janë të lidhura mirë me komunikacionin publik.

Kërkimi i banesës / shtëpisë

Ofertat për banesë gjenden në shumë faqe të internetit. Edhe në gazetat lokale publikohen shpalljet e banesave (palujshmërisë). Disa qiradhënës i shpallin banesat e tyre në tabelat në qendra tregëtare ose në vende të tjera (p.sh administrata komunale). Shumë banesa nuk shpallen fare publikisht. Për këtë arsye ia vlenë që të pyesni te të afërmit dhe të njohurit.

Shtrimi i kërkesës si qiramarrës

Kush interesohet për një banesë zakonisht merr kontakt me qiradhënësin apo me administratën e godinave përkatëse dhe e cakton një termin për ta parë banesën. Nëse dëshironi të shtroni kërkesë për banesë zakonisht duhet ta plotësoni një formular. Përveq kësaj shumica e qiradhënësve e kërkojnë vërtetimin e regjistrit të përmbarimit (Betreibungsregisterauszug) dhe në vija të trasha gjendjen e të ardhurave. Me këtë mund të verifikohet aftësia për pagesë. Vërtetimi merret pranë zyrës përkatëse të përmbarimit (Betreibungsamt). Meqë për një banesë zakonisht ka një numër të madh të aplikuesve, është e këshillueshme njëkohësisht të aplikoni për banesa të ndryshme.

Blerja e banesës / shtëpisë

Të huajt me leje të përhershme qëndrimi C munden në Kantonin Glarus pa kufizime të blejnë banesa ose shtëpi. Kjo vlenë edhe për të gjithë shtetasit e EU/EFTA me leje qëndrimi B. Personat e vendeve të tjera me leje qëndrimi B munden të blejnë banesë apo shtëpi, vetëm nëse pastaj aty banojnë vetë. Nëse blerësi nuk planifikon të banoj vetë në objektin e kontratës, për blerjen i kërkohet leje. Për personat me leje të tjera qëndrimi (L, F) blerrja e banesës ose shtëpisë nuk është e mundur. Informatat e sakëta i jep zyra e kadastrit (Grundbuchamt).