Numrat emergjent

Numrat emergjent janë të hapura çdo ditë 24 orë. Numrat e shkurtër (3 shifra) çdoherë janë falas. Për numrat e tjerë kryesisht paguhen tarifa të zakonshme për telefon.

Numri i përgjithshëm emergjent: 112

Me këtë numër arrihet qendra emergjente e policisë. Mvarësisht nga lloji i emergjencës policia i njofton pikat e tjera (p.sh. zjarrëfikësit).

Policia: 117

Me këtë numër arrihet qendra emergjente e policisë.

Zjarrërfikësit: 118

Me këtë numër arrihet qendra operative e zjarrëfiksëve.

Ndihma e parë / shërbimi i shpëtimit: 144

Me këtë numër arrihet qendra operative e shërbimit të shpëtimit.
Numri 144 do të duhej të thirret vetëm në qoftë se ju duhet ndihmë e menjëhershme dhe makina e ndihmës së shpejtë ose nëse nuk jeni në gjendje ta vlerësoni situatën (p.sh. mbas aksidentit).
Në rast të problemeve të tjera shëndetësore, sëpari kontaktohet mjeku familjar / mjekja familjare. Jashtë orarit të punës gjithëmonë janë disa mjek familjar me shërbim emergjent. Se kush ka shërbim emergjent njoftoheni nga "combox-i" i mjekut familjar ose në shtypin regjional.

Mund të thirren edhe numrat emergjent të Komunave
(Kujdes: kushtojnë, CHF 3.23 për minut):

Komuna Glarus 0844 44 66 44
Komuna Glarus Süd 0844 44 66 55
Komuna Glarus Nord 0844 44 66 33

Aty merren këshilla mjekësore dhe lidheni me pikën e duhur më të afërt (mjekun, spitalin). Është e mundur që edhe vetë ta visitoni stacionin emergjent (Spitalin/ Ordinancën emergjente).

Mjeku i dhëmbëve për shërbime emergjente: Telefon 1811 ose 1818

Përmes këtij numri informoheni se cili mjek i dhëmbëve është me shërbim emergjent në kantonin e Glarus.

Thirrja emergjente-helmimi:145

Nëse keni gëlltitur diçka helmuese ose mendoni që keni gëlltit diçka helmuese, përmes këtij numri ju ndihmojnë mjekët dhe specialistët. Ata ju skjarojnë se çka duhet të bëni në rast helmimi. Në rast rreziku për jetë duhet thirrur menjëherë numrin 144. Në webfaqen e internetit mund të gjeni informata të shumta lidhur me temën helmi/helmimi.

Këshilla për të rritur

"Telefoni 143" (Dora e Zgjatur, Dargebotene Hand) është për personat të cilët dëshirojnë të flasin me dikë për problemet e tyre, pa marrë parasysh për llojin e problemit (në gjermanisht, frëngjisht, italisht). Aty mund të telefononi në rast krizash por edhe për të gjitha vështirësitë dhe brengat tjera. Biseda është konfidenciale dhe anonime. Sipas dëshirës mund të merrni informata edhe për oferta të tjera të përshtatshëme. Ju mund të merrni kontakt edhe përmes E-Mail-it dhe chat-it.

Këshilla për fëmijë / Rini: 147

"Telefoni 147" (Telefon 147) është për fëmijë dhe të rinjë, të cilët dëshirojnë të flasin me dikë për problemet e tyre të çfarëdo lloji qofshin (në gjermanisht, frëngjisht, italisht). Aty mund të telefononi në rast krizash por edhe për të gjitha vështirësitë dhe brengat tjera. Personat e specializuar janë të arritshëm 24 orë në ditë. Biseda është në konfidenciale dhe anonime. Ju mund të merrni kontakt edhe përmes E-Mail-it dhe chat-it.

Thirrja emergjente për prindër: 0848 35 45 55

Përmes thirrjes emergjente për prindër (Elternnotruf) specialistët i këshillojnë prindërit ose personat e tjerë në lidhje me edukimin. Ata ndihmojnë kur nuk ia dilni ose jeni i mbingarkuar me fëmijën tuaj ose brengoseni për fëmijën tuaj ose ndonjë fëmijë tjetër. Ju mund të drejtoheni në thirrjen emergjente për prindër, kur frikësoheni, se fëmija juaj ose ndonjë fëmijë tjetër është viktimë e keqtrajtimit psiqik/fizik. Biseda është konfidenciale dhe sipas dëshirës anonime. Marrja e kontaktit përmes E-Mail-it është e mundur. Për pyetje mjekësore thirrja emergjente për prindër nuk mund të ndihmoj.

Dhuna në familje: Numri i telefonit 055 646 67 36 (DE)

Zyra për mbrojtjen e viktimave në Näfels ofron këshilla dhe mbështetje (ndihmë) për të gjithë personat e prekur nga dhuna në familje. Dhuna në familje ndodhë nëse personat në partneritet ekzistues ose të zgjidhur kërcënojnë ose ushtrojnë dhunë (trupore, psiqike, seksuale, ekonomike, sociale). Edhe të afërmit dhe profesionistët e involvuar mund t'i drejtohen kësaj zyre. Biseda është konfidenciale, sipas dëshirës anonime dhe pa pagesë. Marrja e kontaktit përmes E-Mail-it është e mundur.