Organizimi / Përgjegjësitë
Në Zvicër bëhet dallimi në mes të tri niveleve të sistemit shkollor të vendosura njëra mbi tjetrën:
- Shkolla obligative (Volksschule: Kindergarten, Primarschule und SekundarstufeI)
- Arsimimi bazë profesional ose shkolla e mesme (Sekundarstufe II)
- Shkollat e larta/ universitetet dhe arsimimi i lartë profesional (Tertiärstufe)
Për të tre nivelet përgjegjës është shteti, detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara mes Federatës, Kantoneve dhe Komunave. Për këtë arsye shkollat dhe sistemet shkollore mund të kenë dallim në mes të Kantoneve.