Religjioni

Tradicionalisht Zvicra është një vend i krishterë. Megjithatë sot në Zvicër jetojnë edhe shumë pjestarë të bashkësive tjera fetare. Liria fetare është e garantuar, shkollat shtetërore janë neutrale ndaj religjionit.

Religjioni dhe shteti

Tradicionalisht Zvicra ndikohet nga feja e krishterë. Është përgjegjësi e Kantoneve që ta përcaktojnë raportin mes religjionit dhe shtetit. Në shumicën e Kantoneve gjermanofolëse, kështu edhe në Kantonin Glarus, bashkësitë fetare të krishtera njihen si institucione publike shtetërore (Kishat e vendit). Kjo do të thotë, që shteti atyre ua bartë disa të drejta. Konkretisht p.sh. ata mund t'iu vendosin tatim pjestarëve (anëtarëve) të tyre. Në Kantonin Glarus kisha të vendit (Landeskirchen) janë kisha katolike romake, kisha reformatore dhe kisha katolike e krishterë.

Bashkësitë fetare në Kantonin Glarus

Përveq bashkësive fetare të njohura publike shtetërore në Kantonin Glarus ka edhe bashkësi tjera fetare me besime të ndryshme. Shumica e banorëve të Glarus-it i takojnë besimit të krishterë. Në vitet e fundit është rritur edhe numri i pjestarëve të besimeve të tjera. Ghithashtu është rritur edhe përqindja e banorëve të cilët nuk ndihen sie pjestarë të ndonjë besimi fetarë.

Liria fetare

Kushtetuta e Zvicrës e garanton lirinë fetare. Seicili ka të drejtë, ta ketë një besim të vetin fetarë, ta shprehë bindjen e vet dhe ta përhapë atë. Askush nuk mund të detyrohet të bëhet pjesëtar in ndonjë bashkësie fetare apo të marr pjesë në veprimet fetare. Personave ju lejohet tubimi për ti kryer ritet fetare dhe për të festuar. Askush nuk guxon të diskriminohet për shkak të religjionit apo besimit të tij.

Feja dhe shkolla

Shkolla obligative është neutrale ndaj religjionit. Kjo nuk do të thotë që temat religjioze nuk kanë vend në mësim. Dallimi bëhet në mes dy llojeve të mësimit mbi religjionin; Mësimit konfsional të religjionit i kishave shtetërore dhe mësimit shkollor për religjionin "Etika dhe Religjioni". Në këtë lëndë tematizohen pyetjet religjioze dhe etike të cilat kanë të bëjnë me të gjithë njerëzit. Në shkollën fillore të ciklit të ulët dhe në vitin e parë të ciklit të lartë religjioni është lëndë e detyrueshme. Pjesëmarrja në mësimin konfesional fetarë të kishave shtetërore është vullnetare. Për fëmijët e besimeve tjera bashkësitë fetare ofrojnë pjesërisht mundësi për mësimin e fesë jashtë shkollës.