Borxhet

Në qoftë se faturat nuk paguhen rregullisht mund të ketë konsekuenca serioze. Nëse keni probleme financiare ju mbështet me këshilla zyra këshilluese për borgje.

Tërheqja e vërejtjes dhe përmbarimi

Kush nuk e paguan faturën me kohë, zakonisht e merr vërejtjen e parë dhe të dytë (Mahnung). Kreditdhënësit e kanë mundësinë në çdo kohë për inicimin e përmbarimit të borxhit (Betreibung). Në këtë rast borxhliu e pranon një urdhërpagesë nga zyra përgjegjëse e përmbarimit (Betreibungsamt). Për këtë vendosen taksa. Kush është i mendimit, se dërgimi në përmbarim është i padrejtë, mund të mbrohet kundër kësaj me propozim ligjor pranë zyrës së përmbarimit (Rechtsvorschlag). Kujdes: Zyra e përmbarimit mund ta bllokoj pagën ose gjëravt me vlerë. Përveç kësaj përmbarimet shënohen në regjistrin e përmbarimit (Betreibungsregister), edhe mbasi të jetë paguar borxhi. Përveç tjerash kjo mund të paraqes problem gjatë kërkimit të banesës.

Borxhet

Kush ka brenga ose borxhe financiare mund të drejtohet pranë zyrës për këshillim për borxhe (Schuldenberatungsstelle). Aty pranohen këshilla. Specialistët e analisojnë situatën sëbashku me këshillëkërkuesin dhe kërkojnë zgjidhje. Organizata Caritas ofron këshilla anonime falas përmes telefonit: "SOS-Schulden" Beratungs-Hotline, Telefon 0800 708 708. Në rast nevoje dërgoheni në ndonjë zyrë tjetër. Ndihmë përmes internetit dhe informata të dobishme mund të merrni pranë zyrës për këshillim për borxhe (Schuldenberatung Glarnerland).