Biçikleta / në këmbë

Falë rrjetit të organizuar mirë të rrugicave për biçikleta, ngasja e biçikletave në Kantonin Glarus është shumë e këndshme. Shumë të punësuar e shfrytëzojnë biçikletën për të shkuar në punë. Për këmbësore ose shtegëtarë ekzistojnë rrugica speciale për shtegëtim.

Në këmbë ose me biçikletë (Velo) përgjatë rrugëtimit

Kantoni Glarus është atraktiv për ngasësit e biçikletave dhe këmbësorët dhe veçanërisht relativisht i sigurtë. Për distanca të shkurtëra shunë persona heqin dorë nga veturat. Në shumë vendbanime ekzistojnë rrugicat apo korsitë speciale për biçikleta. Te vendkalimet për këmbësorë, këmbësorët kanë gjithëmonë përparësi kundrejt çdo automjeti (përveç kur kalimi i rrugës është i rregulluar me semafor). Kantoni Glarus ofron shumë rrugica të bukura për shëtitje dhe shtegtim, të cilat mund ti eksploroni gjatë kohës së lirë. Rrugët për shtegtim janë të shënuara me udhërrëfyes me ngjyrë të verdhë.

Rregullat për ngasësit e biçikletave

Për ngasjen e biçikletës në Zvicër nuk është e nevojshme ndonjë leje speciale dhe s'ka nevojë për provim. Në përgjithësi vlejnë të njëjtat rregulla si për ngasësit e automjeteve. Nëse në dispozicion janë rrugicat ose korsitë speciale për biçikleta duhet të shfrytëzohen ato. Biçikleta duhet të jetë teknikisht në rregull për komunikacion (dy frena të mirë, zilja, reflektorët para dhe prapa dhe në pedale, dritat para dhe prapa). Bartja e helmetës nuk është e detyrueshme, mirëpo është e preferueshme. Ngasësit e biçikletave do të duhej patjetër ta lidhin sigurimin për zhdëmtim të detyrueshëm, sepse ata mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara (ndaj personave dhe gjësendeve).

Mësimi për ngasjen e biçikletës

Kush dëshiron ta mësoj ngasjen e biçikletës, mundet ta vijoj një kurs. Kurset ofrohen në të gjitha regjionet e kantonin Glarus prej shoqatës pro biçikletës (Pro Velo). Për emigrantët në disa komuna ofrohen kurse speciale. Biçikleta të përdorura me çmim të volitshëm mund të blehen në tregjet për biçikleta (Velobörsen).