Mësimi i gjermanishtes

Për të mësuar saktë gjermanisht ju sygjerohet ta vijoni një kurs të gjuhës gjermane. Oferta për kurse në Kantonin Glarus është e gjerë dhe e përshtatur për situata të ndryshme jetësore.

Ofertat

Në Kantonin Glarus shumë ofertues ofrojnë kurse të gjuhës për grupe të ndryshme. Disa ofertues janë ndërmarrje komerciale, të tjerët janë me interes publik ose instuticione shtetërore. Kush ende nuk e zotëron alfabetin latin apo ka vështërsi me shkrim dhe lexim mundet ta vijoj një kurs për alfabetizim (Alphabetisierungskurs). Para se ta vijoni kursin e gjuhës gjermane duhet të informoheni për llojet e kurseve të ndryshme dhe sa kushtojnë ato. Për nënat me fëmijët të vegjël, pranë shumë Komunave, ka kurse speciale me përkujdesje për fëmijët (MuKi-Deutsch). Zyra e specializuar për shoqërinë (Fachstelle Gesellschaft) ju informon për ofertat.

Nivelet gjuhësore

Si matës i njohurive gjuhësore në gjermanisht shërben shpesh "Korniza e përbashkët evropiane" (GER). Të gjashtë nivelet gjuhësore të vendosura sipas radhës njëra mbi tjetrën fillojnë nga A1 (fillimi) dhe përfundojnë te C2 (njohuri të shkëlqyeshme). Shumica e kurseve të gjuhës gjermane janë të orientuara në këto nivele. Nivelet A1 dhe A2 ju përgjigjen njohurive bazike të gjuhës gjermane. Kush pretendon të vijoj arsimim profesional, në shumicën e rasteve, duhet ta zotëroj nivelin B1 ose B2. Nivelet C1 dhe C2, për ata që kanë përparuar shumë, janë parakusht për studime pranë univerziteteve.

Nivelet gjuhësore në ligjin për të huaj dhe të drejtat qytetare

Për të paraçitur kërkesën për lejen e qëndrimit (B), lejën e përhershme të qëndrimit (C) ose për të marrë shtetësinë, për personat të cilët flasin gjuhë të huaja, nevojitet dëshmia e aftësisë gjuhësore. Sekcioni i migrimit dhe shërbimi i të drejtave qytetare (Abteilung Migration und Bürgerrechtsdienst) ju njoftojnë në lidhje me parakushtet e nevojshme.