Konfliktet

Te konfliktet në partneritet apo familje ndihmojnë qendra të ndryshme këshilluese. Dhuna në familje apo bashkëshortësi është e ndaluar.

Konfliktet në familje

Në familjet me fëmijë mundet nganjëherë me ardhë në situata të vështira, të cilat për prindër e fëmijë munden me qenë të besdizshme. Është në çdo rast të propozohet, që prindërit të marrin ndihmë, kur nuk din më si t`ia bëjnë tutje. Te Qendrat e Këshillimit dhe të Terapisë mundet njeriu personalisht të këshillohet. Në thirrjen urgjente për prindër (Elternnotruf) këshillojnë njerëzit specialist në telefon apo në Mail, gjatë pyetjeve për edukim apo kur keni brenga për fëmijun tuaj (telefoni 0848 35 45 55 ( falas, www.elternnotruf.ch). Fëmijët dhe të rinjët munden përmes telefonit, mail, sms apo chat në thirrjen urgjente për fëmijë (Kindernotruf) të thërrasin (telefoni 147 (kostenlos), www.147.ch).

Dhuna shtëpiake

Dhuna në familje është një delikt zyrtar. Kush ushtron dhunë, e bënë veten të dënueshëm- pavarësisht nga pesha e dhunës. Nuk ka rëndësi, a është dhuna kundrejt partnerës, partnerit në martesë apo fëmijëve e drejtuar. Zyrtarët duhet të bëhen aktiv, kur të kuptojnë për dhunën në familje. Për viktima të dhunës ka oferta me besim mbështetëse falas. Në banime speciale (Frauenhaus / Väterhaus) munden gratë apo burrat s`bashku me fëmijët e tyre përkohësisht të kërkojnë mbrojtje. Fëmijët dhe të rinjët munden në thirrje urgjente për fëmijë (Kindernotruf) të thërrasin (telefoni 147 (falas), www.147.ch). Kush ndihet i kërcënuar nga një antarë i familjes, duhet ta thërras policinë (telefoni 117). Këta munden që një person, që ushtron dhunë apo kërcënohet të ushtroj dhunë, për një kohë të gjatë ta largoj prej banese apo shtëpie.