Tatimet

Lartësia e tatimit në Zvicër mvaret nga vendbanimi. Tatimet më të rëndësishme për personat privat janë: Tatimi në të ardhura, tatimi i pasurisë dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.

Sistemi tatimor

Në Zvicër vendosin tatime Shteti, Kantonet, Komunat dhe Kishat e vendit. Ekzistojnë tatimet direkte dhe indirekte. Tatimet direkte më të rëndësishme janë tatimi në të ardhura dhe tatimi mbi pasurinë, ato duhet të paguhen direkt nga personat të cilët kanë detyrim tatimor. Si tatime indirekte, ndër të tjera, numërohen tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi për duhanin ose tatimi për vajin mineral. Këto tatime janë të përfshira në çmimin e mallërave. Meqë për shumë tatime janë përgjegjëse Kantonet dhe Komunat, ekzistojnë dallime të mëdha në mes vendbanimeve ndaj lartësisë së tatimit direkt. Bashkëshortëve tatimi ju vendoset sëbashku.

Tatimi burimor

Të huajëve të sapoardhur tatimi burimor ju ndalet direkt prej pagës (tatimi burimor, Quellensteuer). Për të punësuarit lajmërimin e bën punëdhënësi.

  • Lartësia e tatimit mvaret nga të ardhurat, prej gjendjes familjare (beqar, i martuar, i ndarë) dhe numrit të fëmijëve. Ndryshimet duhet të lajmërohen menjëherë.
  • Nga tatimi burimor mund të hiqen ndalesa të ndryshme shtesë, p.sh. depozitimi në shtyllën e 3-të., interesi i borxhit, shpenzimet e larta shëndetëesore etj..
  • Kush ka pasuri duhet ta deklaroj atë dhe për këtë të paguaj tatim veçmas.
  • Për të ardhurat prej 120`000 frangave në vit duhet të bëhet deklarimi i tatimit (vendosja e tatimit të rregullt).
  • Kush është i/e martuar me një bashkëshorte ose një bashkëshort me pasaportë zvicerane ose me leje të përhershme qëndrimi C, duhet poashtu ta plotësoj formularin për deklarimin e tatimin (vendosja e tatimit të rregullt).

Administrata Tatimore Kantonale (Kantonale Steuerverwaltung), ju jep informata të tjera lidhur me tatimin burimor.

Vendosja e tatimit të rregullt

Personave me pasaportë Zvicerane ose me leje të përhershme qëndrimi C ju vendoset tatimi i rregullt (ordentliche Besteuerung). Atyre nuk ju ndalet tatimi nga paga mujore. Ata duhet ta mbushin formularin për deklarimin e tatimit (Steuererklärung) dhe tatimin ta paguajn me faturë. Plotësimi i formularëve për deklarimin e tatimit është kompleks edhe për zviceranët. Për këtë arsye është e këshilluesheme që të kërkohet ndihmë, kur formularët e deklarimit të tatimit mbushen për herën e parë. Për tatim të rregullt është përgjegjëse Administrata Tatimore Kantonale .