Arsimimi profesional / shkollat e mesme

Pas shkollës obligative shumica e të rinjëve vendosin ta vijojnë arsimimin profesional. Kush dëshiron të studioj në ndonjë universitet duhet, sipas rregullit, ta kryej maturën e shkollës së mesme. Kjo është e mundshme edhe në kuadër të arsimimit profesional.

Rëndësia e arsimimit

Arsimimit të mirë dhe pozitës në jetën profesionale në Zvicër i kushtohet shumë rëndësi. Sukseset në shkollën obligative janë shumë të rëndësishme për mundësitë e mëvonshme. Pas kryerjes së shkollës obligative të rinjët kanë shumë rrugë të hapura për ta gjetur një zgjidhje për jetën e tyre profesionale (Sekundarstufe II). Pa arsimim të mëtejm është e vështirë për ta gjetur një vend të mirë pune. Zyra për këshilla profesionale Glarus i informon dhe këshillon të rinjtët dhe prindërit falas në lidhje me arsimim dhe kualifikimin e mëtejm.

Arsimimi profesional bazë

Pas shkollës obligative shumica e të rinjëve vendosin ta vijojnë arsimimin profesiona bazë (Berufslehre). Në arsimin profesional bazë të rinjët i zhvillojnë aftësitë e tyre praktike në një ndërmarrje dhe paralelisht me këtë e vijojnë shkollën profesionale. Mund të përzgjidhen më shumë se 250 profesione. Shkollimi profesional zgjatë prej 2 deri 4 vjet. Të rinjët duhet të kërkojnë vetë një vend për arsimim profesional në një ndërmarrje. Kërkimi fillon në dy vitet e fundit të shkollës obligative. Për këtë të rinjëve ju ndihmon shkolla, mirëpo atyre ju nevojitet edhe ndihma e prindërve. Edhe Zyra për Këshilla Profesional Glarus ju sygjeron të rinjëve oferta të ndryshme dhe i këshillon ata falas. Të rinjët të cilët e kryejn një profesion, munden ta përfundojnë edhe maturën profesionale (Berufsmaturität) ose gjatë arsimimit profesional bazë ose në vazhdim mbas përfundimit të tij.

Shkollat e mesme

Shkollat e mesme (Mittelschulen) ofrojnë arsimim të gjerë të përgjithshëm. Këto shkolla i parapërgatisin nxënësit për arsimim akademik në universitete ose shkolla të larta (Universitäten oder Fachhochschulen). Shkollat e mesme dallohen në ato që përfundohen me maturë gjimnazi (gymnasiale Maturität) dhe në ato që përfundohen me maturë profesionale ose të specializuar (Fach- apo Berufsmaturität). Matura e gjimnazit mundëson hyrjen pa provim pranues në universitete. Matura profesionale dhe ajo e specializuar e mundësojnë hyrjen pa provim pranues në shkollat e larta. Shkollat e larta janë të hapura edhe për personat me maturë gjimnazi si edhe universitetet për personat me maturë profesionale ose të specializuar (përmes provimit pranues). Mvarësisht prej rastit mund të vendosen edhe kushte shtesë .

Ofertat urëlidhëse

Të rinjë të cilët vijnë në Kantonin Glarus pas shkollës obligative, munden nën parakushte të caktuara të marrin pjesë në një ofertë urëlidhëse (Brückenangebot) të shkollës profesionale artizanale-industriale (gewerblich-industriellen Berufsfachschule). Qëllimi kryesor është qasja në tregun e punës. Oferta urëlidhëse i mbështetë të rinjët që ta gjejnë një vend për praktikë ose një vend për arsimim profesional. Të interesuarit do të duhej të drejtohen pranë shkollës profesionale artizanale-industriale ose në Zyrën për këshilla Profesionale Glarus.