Sëmundja dhe aksidenti

Kush banon në Zvicër duhet ta ketë sigurimin ndaj aksident dhe sigurimin shëndetësor. Këto sigurime private i mbulojnë shpenzimet në rast aksidenteti, sëmundje ose shtatzënësie. Të dy sigurimet duhet të lidhen në tre muajt e parë pas hyrjes në Zvicër.

Sigurimi shëndetësor (sigurimi bazë)

Të gjithë banorët e Zvicrës duhet patjetër ta lidhin vetë sigurim shëndetësor (sigurimi bazë, Grundversicherung). Kush vendoset në Zvicër ka për këtë tre muaj kohë. Nëse sëmureni gjatë kësaj kohe, shpenzimet mbulohen nga sigurimi me prapaveprim. Sigurimi bazë ofrohet prej shumë sigurimeve shëndetësore private (Krankenkassen). Përzgjedhja e sigurimit shëndetësor është e lirë. Sigurimet shëndetësore janë të detyruara ti pranojnë të gjithë personat të cilët jetojnë në Zvicër. Të siguruarit e paguajn shumën (premin) mujore. Këto shuma janë të ndryshme mvarësisht prej sigurimit shëndetësor dhe modelit të sigurimit, për këtë arsye ia vlenë që ofertat të krahasohen. Sigurimet shëndetësore mund të ndërrohet vetëm njëherë në vit (nëntor). Sigurimi bazë nuk i merr vetëm shpenzimet kur sëmureni. Ai i mbulon shpenzimet edhe gjatë shtatzënësisë dhe lindjes. Shërbimet janë të rregulluara me ligj. Kujdes: Shpenzimet për mjekimin e dhëmbëve ose për syze, sipas rregullit, duhet të paguhen vetë.

Sigurimi në rast aksidenti

Të punësuarit janë automatikisht të siguruar nga punëdhënësi ndaj aksidenteve gjatë punës dhe kohës së lirë, nëse punojnë më shumë se 8 orë në javë. Kush punon më pak, nuk është i siguruar kundër aksidenteve gjatë kohës së lirë dhe duhet vetë të përkujdeset për sigurimin ndaj aksidentit. Kjo vlenë edhe për ndërmarrësit privat dhe të gjithë personat të cilët nuk janë të punësuar. Personat e papunësuar duhet të sigurohen kundër aksidentit te sigurimi shëndetësor i tyre. Ndërmarrësit privat munden ta lidhin sigurimin ndaj aksidentit edhe te sigurimet e tjera. Të siguruarit duhet të paguajnë premin mujore. Te të punësuarit premia zbritet direkt nga paga mujore.

Zbritja e premis (shumës)

Kush nuk mund ta paguaj sigurimin shëndetësor e ka, nën kushte të caktuara, të drejtën e garantuar për lirimin e premisë për sigurimin bazë. Kërkesa për lirimin e premisë duhet të shtrohet deri më 31. Janar pranë Administratës Tatimore Kantonale. Nëse kjo miratohet atëherë në vitin e ardhshëm paguhen më pak premi. Për personat të cilët janë vendosur më vonë në Kanton, vlejnë rregulla speciale. Administrata Tatimore Kantonale informon për lirimin e premis dhe e pranon kërkesën.

Sigurimet shtesë ndaj sigurimit bazë

Vullnetarisht, si plotësim i sigurimi shëndetësor bazë, mund të lidhen sigurime të ndryshme shtesë (Zusatzversicherung). Këto sigurime i mbulojnë shërbimet të cilat nuk mbulohen nga sigurimi bazë, p.sh, mjekimi i dhëmbëve. Sigurimet plotësuese ofrohen pothuaj se prej të gjitha sigurimeve shëndetësore. Sigurimet shëndetësore mund të vendosin vetë se a dëshirojnë ta sigurojnë dikë ose jo dhe ato mund të parashtrojnë kushte.