Të drejat dhe detyrimet e prindërve

Kujt i lind fëmija duhet menjëherë ta lajmëroj pranë zyrës civile. Derisa te çiftet e martuara e drejta e përkujdesjes ndaj fëmijës është e rregulluar automatikisht, çiftet e pamartuara duhet të kujdesen vet për këtë.

Lajmërimi i lindjes

Lindja e çdo fëmije duhet të lajmërohet pranë Zyrën Civile (Zivilstandsamt). Kujdes: Se cila zyrë e gjendjes civile është përgjegjëse mvaret prej vendit të lindjes dhe jo prej Komunës së vendbanimit të prindërve. Nëse lindja ndodhë në një spital, sipas rregullit, spitali i përcjell dokumentet në zyrën e gjendjes civile përgjegjëse. Nëse lindja nuk ka ndodhë në spital (por p.sh. në shtëpi), duhet që lindja të lajmërohet vet brenda tri ditësh. Zyra e gjendjes civile përgjegjëse ju informon, cilat dokumente janë të nevojshme. Fëmijët e lindur në Zvicër nuk e marrin automatikisht nënshtetësin Zvicerane.

Njohja e atësisë

Kur çifteve të martura ju lind fëmija, bashkëshorti njihet automatikisht si baba. Nëse bashkëshorti dyshon se është babai i fëmijës, mundet ta kontestoj atësinë me gjyq. Kur prindërit nuk janë të martuar, babi i fëmijës nuk regjistrohet automatikisht si baba. Ai mundet ta pranoj fëmijën para ose pas lindjes te zyra e gjendjes civile kantonale. Nëse babai refuzon ta pranoj fëmijën e tij, nëna e fëmijës mundet ta kërkoj njohjen me gjyq.

Përkujdesja prindërore

Prindërit e kanë të drejtën dhe detyrimin për tu përkujdesur për mirëqenjen e fëmijëve të tyre (elterliche Sorge). Këtu bëjnë pjesë për shembull edukimi, apo pëkujdesja financiare. Prindërit përfaqësojnë fëmijët e tyre me ligj deri sa ata të bëhen 18 vjeç. Nëse prindërit janë të martuar i kanë automatikisht të drejtat dhe detyrimet e njëjta përkundrejt fëmijës. Nëse nuk janë të martuar babai duhet sëpari ta pranoj fëmijën. Pastaj prindërit munden ta japin vullnetarisht një deklaratë me shkrim për përkujdesjen e përbashkët prindërore (gemeinsame elterliche Sorge). Kjo bëhet ose sëbashku me pranimin e fëmijës te zyra e gjendjes civile apo më vonë te zyra për mbrojtjen e fëmijëve (Kindesschutzbehörde, KESB). Nëse prindërit e pamartuar nuk janë të një mendimi për të drejtën për përkujdesje ndaj fëmijës, atëherë vendosë zyra për mbrojtjen e fëmijëve. Nëse keni pyetje ose keni nevojë për mbështetje, mund të kontaktoni KESB-in.

Shpenzimet (kujdesi)

Në rast se prindërit janë të ndarë, ata edhe më tutje të dy janë të detyrua të përkujdesen për fëmijën (Unterhalt). Ata për këtë arsye duhet ti rregullojnë me njëri tjetrin shpenzimet financiare të fëmijës dhe përkujdesjen ndaj tij. Shpenzimet ndahen në mes babait dhe nënës. Nëse dhe sa njëri prind duhet të paguaj, mvaret prej gjendjes ekonomike dhe pjesëmarrjes së tij në përkujdesje ndaj fëmijës. Nëse marrëveshja nuk është e mundur mund të shkohet para gjyqit. Nëse partneri i detyruar për këtë nuk paguan, mundeni të shtroni kërkesë pranë zyrës për alimentim. Kjo ju mbështetë ta kërkoni shumën e paraparë apo ua parapaguan alimentimin nëse ju keni të drejtë për këtë (Alimentenbevorschussung).