Me qenë prind

Për ta edukuar një fëmijë është shumë sfiduese. Shumë prindër shpesh e shtrojnë pyetjen, çka është e mirë për fëmijën e tyre. Shkëmbimi me prindërit e tjerë mund të jetë shumë i dobishëm. Përveç kësaj ka shumë zyra të ndryshme për këshillim të cilat ju ndihmojnë më tej.

Pikëtakimet

Ka oferta të shumta për nëna dha baballarë të cilët duan të shkëmbejnë përvoja me prindërit e tjerë apo që duan me fëmijën e tyre të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Disa oferta janë ekstra të koncipuara ashtu që prindërit zviceran dhe ata të huaj të mund të lidhin kontakte.

  • Për fëmijët e vegjël që nga 3 vjeç deri sa të vijojnë parafillorin në shumë komuna ka grupe lojrash (Spielgruppen), ku edhe prindërit mund të bien në kontakt me njëri tjetrin. Gimnastika prindër-fëmijë-gjimnastikë (MuKi-/VaKi-/ElKi-turnen) ofron lojë, kënaqësi dhe lëvizje për prindër me fëmijët e tyre të vegjël. Gjimnastika ofrohet në shumicën e komunave.
  • Bibliotekat kanë oferta për fëmijët e vegjël dhe më të rritur dhe prindërit e tyre.

Ia vlenë gjithsesi, që të njoftoheni te komuna e vendbanimit mbi ofertat e ndryshme rajonale.

Arsimimi për prindër

Në kantonin Glarus prindërit munden të vijojnë kurse për tema të ndryshme. Ekzistojnë kurse të cilat posaçërisht i marrin në konsideratë nevojat e migrantëve. Kështu ka për shembull kurse për sistemin shkollor të Zvicrës. Disa kurse ofrohen edhe në gjuhë të huaja. Lidhur me ofertat mund të informoheni në webfaqen e internetit " Elternbildung Glarus", shkolla ose Komunën e vendbanimit.

Këshillimi për edukim

Kush ka pyetje për edukim të fëmijëve, mundet të drejtohet pranë zyrave të ndryshme për këshillim. Më tej ju ofron ndihmë shoqata për këshillimin e nënave dhe baballarëve (Mütter-und Väterberatung). Ajo poashtu ju përgjigjet pyetjeve në lidhje me përkujdesin ndaj foshnjave. Në raste urgjente specialistët i këshillojnë prindërit përmes telefonit ose E-Mailit (Telefon 0848 35 45 55 (tarifa sipas linjës fikse), www.elternnotruf.ch).